Gjyqi publik/ Berisha: Rama është personi më i rrezikshëm pas Enverit

Gjyqi publik/ Berisha: Rama është personi më i rrezikshëm pas Enverit

09:40, 17/11/2023
A+ Aa A-

Në konferencën e mbajtur me gazetarët ditën e djeshme, kryetari i PD, Sali Berisha tha se, procesin politik të Ramës do ta kthejë në gjyqin publik ndaj tij, ku ky i fundit paraqitet në Shqipëri si njeriu më i rrezikshëm pas Enver Hoxhës.

DEKLARATA E PLOTE

Shumë ditë më parë unë premtova se me procesin e shëmtuar politik të Edi Ramës, unë do ta kthej në gjyqin publik të shekullit kundër personit që në historinë e Shqipërisë paraqitet njeriu më i rrezikshëm pas Enver Hoxhës.

Gjyqin publik të Edi Ramës nuk kam ndërmend ta bazoj me epitete, se Lana do mbushej me to në qoftë se do hynim në atë fushë. Kam ndërmend ta bazoj vetëm në fakte të pakundërshtueshme që i japin përgjigjen më shterruese aktit të shëmtuar politik të Edi Ramës dhe larove të tij: Kraja, Millonai, Gjoka.

Në dacibaon e tyre politike, Edi Rama me larot, turpi i drejtësisë në Shqipëri dhe në botë aludojnë dhe pretendojnë se Sali Berisha reformën programatike në sistemin e pronësisë, një reformë fondamentale për programin e PD, ligjet dhe vendimet për këtë reformë i ndërmori për të favorizuar dhëndrin e tij që të mund të marrë 140 m2 tokë të trashëguar sipas të gjitha dokumenteve zyrtare nga familjarët e tij, gjyshja e tij konkretisht, dhe mbi këtë bazë ndërtojnë akuzat e turpshme të favorizimit të dhëndrit dhe pasurimit të paligjshëm të tij dhe më pas të Sali Berishës.

Në krye të radhës dua të deklaroj se ndërhyrja në ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave siç do të faktohet me të dhëna të pakundërshtueshme kishte dy qëllime madhore: SPAK së pari të mbronte interesin publik. Askush nuk mund të zhvaste, apo të stërzhvaste pasuri publike.

Së dyti, askujt nuk mund t’i mohohej prona që i takonte dhe gjithësecilit t’i njihej, t’i rikthehej, apo t’i kompensohej prona e tij.

Në përputhje me këto qëllime u bënë edhe ndryshimet institucionale në vend të një komisioni që ecte çalë zvarrë. U krijua në standartin modern Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave. Kjo agjenci, do të thoja unë, me një punë të admirueshme, sipas dosjeve arriti me 53,775 vendime nga viti 2006 në vitin 2012, t’ju rikthejë shqiptarëve 1,016,000,000 m2.

Përveç kësaj t’ua kompensojë me tokë apo me para edhe 561,400,000 m2. Kjo agjenci me 6 vite 53,775 vendime iu riktheu apo kompensoi pronarët shqiptarë me 1,577,400,000 m2, nga të cilat armiku i popullit Jamarbër Malltezi në përputhje me të gjitha dikumentet zyrtare ka marrë 140 m2.

Ju pyes të dashur qytetarë: A ka mendje njerëzore përveç Edi Ramës që mund të imagjinojë se shqiptarëve iu rikthyen në përputhje me  ligjet 1,577,400,000 m2? Cili do ishte ai që mund të imagjinonte se ligjet, se vendimet për rikthimin e 1,577,400,000 m2 kishin qëllim favorizimin e njërit prej qindra mijëra pronarëve që kishte gjithsej në këtë shumë 140 m2 trashëgimi familjare. Ky është Edi Rama.

Por toka që unë përmenda më sipër prej 1,577,400,000 m2 është tokë bujqësore, është truall, është kullota, është pyje dhe e përzierë.

Tani le të rikthehemi pak te toka truall e kthyer në m2. Gjatë viteve 2006-2012, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave e krijuar me ndryshimin e ligjit të kompensimit të pronave, iu riktheu shqiptarëve 54,220,000m2 truall.

Po kjo agjenci kompensoi pronarët edhe për 64 900000 m2 truall. I kompensoi me tokë fizike, ose me para. Pra, në total, pronarët morën nga kjo agjenci dokumentet për 119,120,000 m2 tokë. Pyes të dashur qytetarë, a ka mendje njerëzore që mund të imagjinojë, nga këto 119,120,000 m2 janë brenda dhe 140 m2 të Jamarbër Malltezit, trashëgimi me të gjitha dokumentet zyrtare nga familjarët e tij tokë e konfiskuar 60 vite më parë nga regjimi komunist dhe rikthyer gjatë këtyre viteve.

Prapë shtrojmë pyetjen: A ka mendje njerëzore që mund të pretendojë se ligjet e pronave dhe reforma e pronësisë, se ndryshimi i institucioneve u bë për të favorizuar Jamarbër Malltezit? Pra, rreth 120 milionë m2 truall u kthyen, apo u kompensuan në mënyrë që Jamarbër Malltezi të marrë 140 m2?

Po, ekziston një mendje e tillë dhe kjo mendje është rrezik i madh. Ju garantoj për çdo shqiptar, ndaj edhe unë këtu para jush kam vendosur t’i bëj atij gjyqin publik, jo me deklarata, por me fakte konkrete që do dëshmojnë se ky zotëri nuk ndalet para asnjë krimi vetëposhtërimi, vetëm e vetëm të shpëtojë lëkurën e tij.

Mos harroni, se ai që rri sot në burg i burgosur politik, se nga 119,120,000 m2 truall ka marrë 140 m2 të vetat, ndërkohë në të vërtetë kjo përbën bashkë me familjen Begeja as 8% të pronave të tyre, por ky është hesap tjetër.

Pra, ka marrë këto. Ka marrë 140m2 nga 1,577,400,000 m2 të kthyera. Në dacibaon e tyre, por unë nuk dua t’iu harxhoj kohën, fakte për favorizim paraqitet zgjatja e afatit të paraqitjes së dokumenteve. Turpi i Edi Ramës dhe atyre që shkruajnë në këtë mënyrë.

Para meje afatin e kishte zgjatur Fatos Nano 2 vite. Pas kësaj zgjatje që bëra unë, zgjatjen e kam bërë prap në vitin 2008, por për dijeninë tuaj, zgjatja e parë e afatit ka patur pothuaj zero efekt në dosjen e familjarëve të klubit ‘Partizani’, pasi ata e kishin nisur procesin në vitin ’94, dhe e vërteta është që kthimi dërrmues u bë nga komisioni i kthimit dhe kompensimit të pronave në të cilin të gjithë anëtarët ishin të zgjedhur nga mazhornca socialiste në vitin 2006.

Pra, ky është njëri aspekt. Po të marrësh marrëzitë të cilat referohen ata për ndryshimin e ligjit të pronave, ato kanë patur vetëm këtë qëllim që toka të mos mund të grabitet nga shteti, por toka t’i kthehet pronarit dhe kjo ka ndodhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco