Je dhe drejtor i Arkivave ti? Pse ç’do ti? Të na djegin shtëpinë?'/ Lubonja përplaset me Bidon: Jurist jeni? Vazhdoni thoni ç’të doni, por…

Je dhe drejtor i Arkivave ti? Pse ç’do ti? Të na djegin shtëpinë?'/ Lubonja përplaset me Bidon: Jurist jeni? Vazhdoni thoni ç’të doni, por…

21:59, 16/11/2023
A+ Aa A-
Paralajmërimin e Greqisë që do të ngrijë negociatat për anëtarësimin në BE të Shqipërisë nëse nuk do të zgjidhet “çështja” Beleri, profesori Ardit Bido thotë për emisionin “Open” se e sheh vetëm si presion dhe jo t realizueshëm.

Sipas tij Greqia është një shtet serioz dhe nuk do të ‘bënte autogol’ duke vendosur veton për një rast që sipas tij nuk është kauzë, por çështje individuale.

“Nuk besoj se Greqia do të vendosë veton, nuk mund të ecim me shkrime gazetash që japin sinjalizim, që janë dhe pjesë e presionit. Greqia është shtet serioz dhe nuk mendoj se është antishqiptar. Nëse do të vendoste veton për këtë çështje, do bënte autogol, pra do vendosej për një çështje individuale. Greqia ka kërkuar që Beleri të betohet, por nëse do të ndodhte kjo hetimi i tij nuk është se do të merrte fund pas kësaj. Dhe nëse Greqia do të vendoste veto për çështjen e Belerit… unë e shoh këtë si presion të shtetit Grek që nuk do të materializohet. Greqia nuk luan në këtë formë me marrëdhënien ndërkombëtare, është një shtet serioz. Këtu nuk ka kauzë”, tha ai.

Por kjo deklaratë e Bidos nuk përkrahet nga analisti Fatos Lubonja, i cili pasi e pyeti se kush është dhe se me çfarë merret, i tha se në fakt kemi të bëjmë me një kauzë, dhe se Greqi mund të penalizojë Shqipërinë për  rrugën e saj drejt BE. Pyetja e Lubonjës ndaj Bidos, ka shkaktuar dhe një debat ‘konstruktiv’, por të tensionuar.

Pjesë nga debati mes:

Lubonja: Nuk e di cfarë profesioni ka. Avokat është?

Bido: Jam Profesor i Asociuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare

-Jeni dhe drejtor i Arkivave?

-Po, çfarë problemi ka?

-A tani e kuptova. Si nuk ka problem? Ka problem që ç’ke me të. Se ty nuk të duken kauzë që një i infiltruar i policisë, arrestohet një njeri dhe ty nuk të duhet kauzë. Kur duhet të shqetësohemi ne kur të na djegin shtëpinë? Për një njeri thua ti, pse sa do ti? Nuk është një njeri aty, por një minoritet

-Nuk është çështje kauze, po ngatërroni, se nuk ka problem minoriteti…

-U grabisin pronat në bashkëpunim me shtetin… Unë kam hall se ata mund ta firmosin nesër

-Ju lutem shumë nëse doni të flisni për probelme minoritare, mos afron bashkinë e Himarës që ka probleme me pronat, duke thënë se kanë probleme minoriteti

-Unë di që edhe shqiptarë po të jenë, po u merren tokat

-Me ju jam edhe unë

-Nëse një shet të grabit pronat, qoftë shqiptar a minoritet, për mua është njësoj

-Unë nuk thash këtë, por thash që kapitujt e negocimit, sidomos 5 të parët, janë kapituj që kanë të bëjnë me çështjet e drejtësisë ku përfshihen edhe pronat….

-Legjislacionin e kemi mirë ne, por ne e shkelim

-Kjo është populizëm. Në këtë pikë jemi të përgatitur mesatarisht sipas progres-raportit të BE. Sa i përket rastit të Belerit, nëse merr rolin e gjykatësit dhe vendos se ai është i pafajshëm, shumë mirë bën, por mua nuk më përputhet…

-Unë them se janë shkelur procedurat në arrestimin e tij

-Jeni jurist apo jo?

-Jo, s’ka nevojë të jesh jurist

-E keni lexuar vendimin e gjykatës?

-Po lëri mo këto vendimet e gjykatës, se dhe ti je drejtor i Arkivës, i vendosur nga Rama… ky është problemi se ne shqiptarët që s’kemi shtet…

-Mund të vazhdoni të thoni sa të doni se çfarë pune bej, se nuk e kam problem, por po e them edhe një herë se nuk është kauzë.

-Është kauzë, që dy ditë para zgjedhjeve i çon të infiltruarin…

-Një avokat mbrojtës i Belerit, mund të bëni avokatinë e tij pasi unë të bëjë analizën?

-Eee, po po


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco