Lugina e Preshevës, mes dialogut e planit të asociacionit/ Haliti: Serbia e përkëdhelura e Europës, nuk zbaton as marrëveshjet që ka firmosur vetë

20:09, 16/11/2023
A+ Aa A-

Këshilltari t Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës Shpëtim Haliti ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit mes dialogut Kosovë-Serbi duke u shprehur se kjo e fundit nuk po e lejon dialogun të avancojë.

Në një lidhje me Skype për edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri TV, Haliti thotë se Serbia nuk po zbaton as marrëveshjet që i ka firmosur vetë, dhe kjo sipas tij, vjen pasi ndihet e përkrahur nga Europa.

Ai thotë se shqiptarët në Luginën e Preshevës ndihen të diskriminuar.

“Serbia di të bëjë marrëveshje që nuk i ka zbatuar asnjëherë, të paktën për të drejtat e shqiptarëve. Edhe dialogu në vetvete kohëve të fundit është duke ngecur për arsye të ndryshme të Serbisë e cila po lumëron duke bërë zgjedhje vazhdimisht në Serbi, siç kemi zgjedhjet ne Serbi në 17 dhjetor.

Për shqiptarët në Luginën e Preshevës ka politika diskriminuese vazhdimisht dhe nuk i përfill edhe marrëveshjet që firmos vetë për shkak se është edhe e përkëdhelura e Europës, shkak të strategjive gjeopolitike, që do Europa ta tërheqë  ta tërheqë Rusia nga ana e vetë.

Edhe gjatë kësaj kohe nuk ka ndryshuar asgjë për shqiptarët e luginës së Preshevës. Ne besojmë shumë në atë që insiston qeveria e republikës së Kosovës që të kërkojë reciprocitetin e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në luginën e Preshevës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco