Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Refugjatët/ Zhulali: Rama bëri marrëveshje me Melonin për të mbuluar lidhjet me krimin e organizuar

18:40, 16/11/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Task Force me Sonila Meçon në SYRI TV, ekspertja ndërkombëtare Ilda Zhulali, foli për problemet ligjore dhe sociale të marrëveshjes Rama-Meloni për refugjatët nga vendet e treta.

Zhulali renditi faktet se përse kjo marrëveshje nuk mund të funksionojë, ku sipas saj, e para është ligjërisht e cenueshme, e dyta nuk e zgjidh problemin për Italinë, nuk e zgjidh krizën e emigrantëve për Europën dhe e treta mund të shërbejë si një çështje që do të hapë probleme, qoftë në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Sipas ekspertes, këtë marrëveshje Rama e bën vetëm për të fituar kohë dhe për shpërtuar ato pjesë të lidhjeve të tij me krimin e organizuar, të zbuluara edhe nga autoritetet italine dhe kërkon të fitojë edhe kohë dhe të mbulojë çfarë të mbulojë  me ndërhyrjet politike të nivelit më të lartë.

Zhulali: Kjo marrëveshje e para është ligjërisht e cenueshme, e dyta nuk e zgjidh problemin për Italinë, nuk e zgjidh krizën e emigrantëve për Europën. E treta mund të shërbejë si një çështje që do të hapë probleme, qoftë në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, qoftë për sa i përket emigrantëve që do të vijnë në Shqipëri dhe kjo jo për shkak të motiveve tinëzare që mund të kenë vendet ndërmjet njëri tjetrit, por për shkak të problemeve reale që do të hasë në zbatim.

Dhe problemet që do të shkaktohen këtu më pas do të bëhen objekt i të tjera marrëdhënive  të tjera ndërmjet dy vendeve.

Ne do ta shohim se çfarë problemesh të mëdha që do të ketë kështuqë ky e bën vetëm për të fituar kohë dhe për shpërtuar ato pjesë të lidhjeve të tij me krimin e organizuar, të zbuluara edhe nga autoritetet italine dhe kërkon të fitojë edhe kohë dhe të mbulojë çfarë të mbulojë  me ndërhyrjet politike të nivelit më të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco