Bledian Koka: A e shantazhi Meloni, Edi Ramën, që të nënshkruante marrëveshjen për refugjatët?

18:29, 16/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke komentuar marrëveshjes e refugjatëve mes Ramës dhe Melonit, u shpreh se kjo nuk është marrëveshje mes dy qeverive, por mes Melonit dhe Ramës.

Sipas Kokës, ‘kjo lloj marrëveshje nuk ka ndodhur mes dy qeverive, por mes një kryeministri të shantazhuar dhe një kryeministri që për interesat e veta elektorale, por shantazhin një kryeministër që mund ta shantazhosh nga mëngjesi deri në darkë’.

‘Shqetësimi i këtij procesi, është mungesa e konsultimit. Kemi një kryeministër që e përdor Shqipërinë vetëm për interesat e veta, dhe për hallet e veta, jo më pak.

Kjo e ka tejkaluar korrupsionin e brendshëm, kjo është tejkalimi i pushtetit të pakufishëm që ka një autokrat, që nuk shkon vetëm në dëm të vendit, por edhe në funksionimin e logjikës së të tërës.

Gjatë gjithë kësaj kohe jam munduar të kuptoj se çfarë ka ndodhur për çfarë e bën ky këtë lëshim me Melonin. Kjo nuk është një marrëveshje Itali-Shqipëri, por kjo është një marrëveshje personale mes Ramës dhe Melonit e gatuar gjatë verës, secili mesa duket për hallet e tyre.

I vetmi dyshim që kam, është a mos njëri nga këta të dy, ka bërë presion ndaj tjetrit që kjo të ndodhë.

E vetmja gjë që më vjen ndërmend që kjo gjë të ndodhi, bashkë me informacionin përkatës, ka të bëjë ndoshta me një hall të madh që Rama mund të ketë dhe që zonja Meloni, nëpërmjet organeve ligjzbatuese italiane, siç është Guardia di Finanza, me shumë gjasa duhet të kenë diçka për Ramën, që e kanë detyruar të shkojnë kundër të gjitha ligjeve.

Marrëveshja është mes dy individëve. Njërit që do të zgjidhë një hall, ose do ta shesë sikur e ka zgjidhur një hall, dhe një njeriu i cili vetëm dy viteve më parë doli e tha se, Shqipëria nuk bëhet kosh i vendeve të pasura, po ashtu edhe Italia po të doni, është vend i pasur, dhe dy vite më pas bën sikur këtë gjë nuk e ka thënë dhe përdor retorikën që qartazi tregon se po fsheh diçka që ska të bëjë lidhje fare me atë që mundohet ta shesë.

Për mendimin tim kjo lloj marrëveshje nuk ka ndodhur mes dy qeverive, por mes një kryeministri të shantazhuar dhe një kryeministri që për interesat e veta elektorale, por shantazhin një kryeministër që mund ta shantazhosh nga mëngjesi deri në darkë’, tha gazetari Bledian Koka gjatë diskutimit në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco