Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

KAFE SHQETO/ Buxheti 2024, Klodian Muço: Zero ndikim ne nevojat e shqiptarëve, Ramës nuk i interesojnë qytetarët

10:50, 16/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit, “KAFE SHQETO” në Syri tv ka qenë Klodian Muço - Drejtuesi i Departamentit të Ekonomisë pranë Partisë Demokratike.

Ai ka komentuar gjatë kësaj bisede buxhetin që rilindja ka projektuar për vitin 2024.

Sa iu përgjigjet nevojave të qytetarëve ky buxhet i 2024 por edhe vendit?

Klodian Muço: Nevojave të qytetarëve, zero. Po te marrësh me vëmendje buxhetin zë për zë, flasim për buxhetin me të vakët në histori. Buxheti ka një tendencë rritëse çdo vit dhe buxheti ka vlerën e 7.2 miliardë euro. Pjesa me e madhe e tij shkon ne infrastrukture e 400 mil euro shkojnë në portin e Durrësit. Në kemi një port ekzistues edhe pse mund te shtohet kapaciteti, e tani vendos ta bëjmë pallate nga një investitor që nuk dihet se kush është, Është një kompani ofshore. Nuk e dimë nëse është Alabari.

Kemi rrugën e Arbrit që kërkon shtim fondesh. Kur vjen puna për te qytetarët, Kush është ndihma.

Klodian Muço: Pse nuk ishte fokusi qytetarët?

Sepse kryeministrit nuk i interesojnë qytetarët. Po e kap nga pensionistët, Inflacioni real është rritur me 26 për qind. Indeksi i konsumit të çmimeve të mallrave te konsumit të produkteve ushqimore është rrit me 63 për qind. Nga ana tjetër indeksimi i pensionistëve është rritur me 23 për qind. Pra ata marrin më pak....

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco