‘Shqipëria është një vend ‘kamorrist’/ Kaceli: Ardhja e refugjatë do inkurajojë kriminalitetin

21:31, 15/11/2023
A+ Aa A-

Publicistja dhe aktivistja Keda Kaceli, e ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, foli për marrëveshjen e Italisë dhe Shqipërisë për të sjellë qindra mijëra refugjatë nga vendet e treta në vendin tonë.

Kaceli theksoi se ky projekt nuk do i dekurajojë refugjatët, por përkundrazi do ti inkurajojë për të shtuar radhët e njerëzve që do të merren me kriminalitet.

Sipas Kacelit, Shqipëria është një mafie që sot sundon me Ndrageten dhe Kamorrën.

Kaceli: Nuk është një projekt dekurajues. Është një projekt real inkurajimi për të shtuar rradhët e njërëve që do të merren me kriminalitet. Kur Nikola Grateri të thotë që është një vend i korruptuar dhe e thotë me një butësi por ne dimë që jemi vendi i dytë në botë për korrupsionin. Kur Nikola Grateri thotë që kemi të bëjmë me një mafie shumë të strukturuar mos të harrojmë se është një mafie e strukturuar që në kohën e Enver Hoxhës, Shqipëria është marrë me kokainë që në kohë të Enver Hoxhës.

Është një mafie që sot sundon me Ndrageten dhe Kamorrën. Shqipëria është një vend ‘kamorrist’ në sensin më real të fjalës.

Është e tmerrshme fakti që Rama del në televizionet italiane dhe ka një PR që po i funksionon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco