Nikolla: Në Shqipëri do të vijnë 500 mijë emigrantë, Ramës i intereson promovimi në sferën ndërkombëtare

21:23, 15/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Forcë në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meço për të folur mbi emigrantët në Shqipëri ishte Daniel Nikola nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë.

Nikolla është shprehur se Rama nuk ka hallin e Shqipërisë por ai kërkon të promovohet në sferën ndërkombëtare.

"Në Britani ka një demokraci shumë të zhvilluar dhe vendimi që është marrë në lidhje me Ruandën ata jo vetëm duan të demokratizojnë marrëveshjen dhe ta kthejnë në një traktat por edhe të demokratizojnë vetë Ruandën.

Në Shqipëri flasim si vendi i tretë ku Italia në vendin e Britanisë dhe ne në vendin e Ruandës. Ne kemi një të njëjtë me Raundën pasi zgjedhjet atje vjedh në mënyra të ndryshme dhe ngjasojmë shumë.

Jam shumë konfuz se çfarë do të ndodhë me këta njerëz që do të vijnë në Shqipëri nëse do të ju mohohet azili.  Më bën të dyshojë shumë se tre mijë është nj shifër bujare dhe 36 mijë është shifër e vogël por shifra do të jetë diku ke 500 mijë azilkërkues dhe qëllimi kryesor i tij është të promovohet në sferën ndërkombëtare.

Kam përshtypjen se do të bëhemi si ishujt fixhi ku mbi më shumë se 50% e popullsisë është indiane."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco