Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Emigrantët/ Muzhaqi: Këshilli i Ministrave përulje politike dhe morale ndaj Ramës! Shpresa te opozita italiane

19:47, 15/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, eksperti i çështjeve të sigurisë, Ergys Muzhaqi folir për vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili miratoi marrëveshjen për emigrantët, ndërkohë Gjykata në Angli rrëzon planin 'Ruanda.'

Muzhaqi u shpreh se marrëveshja e Ramës me Melonin ka një mungesë totale transparence dhe se vendimi i Këshillit të Ministrave nuk ka asnjë surprizë, pasi e dimë se çfarë përulje politike dhe morale kanë ato ndaj kryeministrit.

‘E vetmja gjë që do prisja në këtë rast është të shohim se si do të veprojë parlamenti italian, mendoj se atje do të ketë një opozitë më serioze dhe më të rregullt ndaj këtij propozimi që do të çojë Meloni’, u shpreh Muzhaqi.

Muzhaqi: Mungesa e transparencës është totale. Nuk ka asnjë suprizë për vendimin e Këshillit të Ministrave pasi kemi kaq vite që shohim të njëjtën qeveri çfarë përulje politike dhe morale kanë ato ndaj kryetarit të Këshillit të Ministrave. Në këtë pikë nuk shikoj asnjë surprizë. E vetmja gjë që do prisja në këtë rast është të shohim se si do të veprojë parlamenti italian, mendoj se atje do të ketë një opozitë më serioze dhe më të rregullt ndaj këtij propozimi që do të çojë Meloni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco