SYRI TV/ PS s’do pranojë ngritjen e komisioneve hetimore, Rama vijon t’i mohojë të drejtat opozitës

18:50, 15/11/2023
A+ Aa A-

Mazhoranca nuk do të lejojë ngritjen e komisioneve hetimore, duke vijuar  ti mohojë opozitës, të drejtat kushtetuese. Nga Dibra, kryeministri Edi Rama dha mesazhin se pavarësisht protestës më shumë se një mujore të opozitës, nuk do të lejojë ngritjen e komsioneve, duke e cilësuar si abuzim me të drejtën.

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama nuk do tërhiqet dhe do vijojë ti mohojë opozitës, të drejtën kushtetuese, për të ngritur komisione hetimore.  Ndërsa prej më shumë se një muaji, opozita po proteston, duke bllokuar  punimet normale të kuvendit, me kërkesen për të hetuar qeverine përmes mekanizmave parlamnetare, Rama paralajmëroi se mazhoranca  nuk do të lejojë ngritjen e komisioneve hetimore.

Deklaratat e kryeministrit, u bënë gjatë, asamblese se zgjeruar të partisë Socilaiste në Dibër, ku pjesën më të  madhe të fjalës së tij, Rama ja kushtoi  sulmeve ndaj opozitës. 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco