Berisha: Largimi i Edi Ramës, largimi i të keqes më të madhe që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Largimi i Edi Ramës, largimi i të keqes më të madhe që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

18:48, 15/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka theksuar se largimi i Edi Ramës nga qeverisja e vendit është largimi i të keqes më të madhe që ka pasur Shqipëria në histori, pas Enver Hoxhës.

‘Një gjë duhet ta kemi të qartë, ka një ligj në doktrinën e korrupsionit: po vodhi kryeministri, korrupsioni bëhet sistematik. Bëhet sistem. E ndjekin njëlloj si minjtë e Dino Buzatit mbrapa dhe vjedhin dhe shkatërrojnë vendin dhe shtetin. Punonjësit, vartësit e me radhë’, u shpreh Berisha në tryezën e organizuar me ekspertë dhe drejtues të departamenteve pranë PD-së.

Berisha: Çfarë bëhet me të varfrit? Edhe më të varfër. Ikni u thotë. Dhe jemi te shpopullimi.

Ikni se jeni shumë, u tha pensionistëve. Nuk mund të rrisim pensionet.

Në çdo rast, pa asnjë vështirësi, pa asnjë lloj dezekuilibri ekonomik, mund të vendoset minimumi i 200 eurove. Këtë që po them, e kanë vendosur qeveri të majta dhe të djathta, 50 vite më parë. Të ashtuquajturin minimum.

Po e bën qeveria atë, sepse gjithnjë ajo duhet të shqyrtojë se si shpërndahen këto të ardhura që vijnë. A përfitojnë edhe ata që nuk janë në gjendje jo të mirë. A përfitojnë të sëmurët, a përfitojnë të moshuarit, a përfitojnë fëmijët?

Kjo qeveri e ka mendjen a përfitojnë zyrtarët, a përfitojnë oligarkët e tyre.

Mirëpo, po të shohim zhvillimet, po shkohet nga e keqja në zi. E vërteta kjo është. Çdo vit e më poshtë.

Mendoni për një moment vetëm një gjë. Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, janë shpenzuar, investuar rreth 11 miliardë euro. Ku janë?

Janë rrugë që copëtohen e copëtohen në 7 lote, 8 lote, 10 lote, që vidhen sa më shumë. Kroacia ndërtoi një autostradë 27 metër të gjerë të standardit evropian, me 1.9 milionë euro kilometri. Kurse po të shkosh në rrugën Kardhiq-Delvinë, nga 700 mijë euro që ndërtuam 15 kilometrat e para, çmimi kaloi në 240 milionë euro.

Vetëm segmenti, se është për Gines, segmenti i rrugës Tiranë-Elbasan, nga Iba në Farkë, janë 7 kilometra, kushtoi 230 kilometra. Po 7 kilometra sikur ta vazhdoje tunel të plotë, me 20 milionë euro kilometra, shkonin 140 milionë euro.

Pra, jemi para një situate që nuk është asnjë komb tjetër. Ndaj ka vetëm një zgjidhje, largimin e kësaj të keqe të madhe.

Dhe kjo e keqe ka një emër, kjo e keqe është Edi Rama.

Sado që mund të thotë kush pse përqendroheni, ai është e keqja e të këqijave. Sepse të gjitha këto, mbajnë firmën e tij, mbajnë vulën e tij, mbajnë avokatinë e tij.

Nuk mund ta harroj kurrë, kur ky njeri, dilte nëpër ekrane televizive me pinca të thyera, me pincë me një krah, me gërshërë të thyer. Dhe u thoshte shqiptarëve në amoralitet të plotë, ja me se operoheni. Para se të fillonin sterilizimin.

Dhe kalonte nga studio në studio për shou, vetëm për të mbuluar vjedhjen e tmerrshme që u bëhej shqiptarëve me sterilizimin.

Të njëjtën gjë me djegësat. Djegësi i Tiranës u shkon 1 miliard euro taksapaguesve të Tiranës. Sepse kudo është dora e tij e zezë.

Një gjë duhet ta kemi të qartë, ka një ligj në doktrinën e korrupsionit: po vodhi kryeministri, korrupsioni bëhet sistematik. Bëhet sistem. E ndjekin njëlloj si minjtë e Dino Buzatit mbrapa dhe vjedhin dhe shkatërrojnë vendin dhe shtetin. Punonjësit, vartësit e me radhë.

Ky ka sjellë këtë moral, këtë kod. Ndaj dhe largimi i tij është largimi i të keqes më të madhe që ka pasur Shqipëria në histori pas Enver Hoxhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco