Drejtuesi i Departamentit të Financave/ Hysen Muçeku: Problematika të konstatuara nga zbatimi i buxhetit

Drejtuesi i Departamentit të Financave/ Hysen Muçeku: Problematika të konstatuara nga zbatimi i buxhetit

18:14, 15/11/2023
A+ Aa A-

Në tryezën me ekspertë të ekonomisë, drejtuesi i Departamentit të Financave, Hysen Muçeku sqaroi problematikat e konstatura nga zbatimi i buxhetit.

Muçeku: 1. Veprimtaria faktike ekonomiko-financiare e Qeverisë është e pa besueshme, pasi:

Prej disa vitesh në kundërshtim me Ligjin, Qeveria nuk përgatit dhe paraqet në Kuvend pasqyra të konsoliduara të buxhetit vjetor të ekzekutuar që të krijohet mundësia e auditimit financiar të tyre nga Institucioni Suprem i Auditit (KLSH), qoftë në nivel të përgjithshëm apo në atë qendror.

2. Hartimi dhe miratimi i Buxhetit të Shtetit është një akt krejt formal dhe pavlerë për këtë Qeveri, pasi:

Herë pas here Qeveria e ka ndryshuar pa asnjë argument dhe në mjaft raste jashtë afateve ligjore siç referohet edhe në raportin e KLSH për Buxhetin Faktik 2022.

3. Nga zbatimi i Buxhetit konstatohen shkelje të ligjeve, rregullave dhe standardeve në që tani është një praktikë pune e kësaj Qeverie prej disa vitesh, pasi:

Sipas raporteve të KLSH në shumicën e shpenzimeve të kryera, tenderave të zhvilluar, konçensioneve të dhëna, kontratave të lidhura konstatohen shkelje të rënda me dëme të konsiderueshme ekonomike për buxhetin e shtetit duke ulur ndjeshëm vlerën e parasë së taksapaguesve shqiptar.

- Politikat e ndjekura nga Qeveria në gjithë këto vite kanë bërë që shumica e fuqisë punëtore (të kualifikuar dhe të pakualifikuar) të largohen nga vendi, duke e çuar skemën e sigurimit shoqëror drejt kolapsit.

- Vetëm në vitin 2022 janë pesëfishuar detyrimeve e prapambetura për vendimet gjyqësore, duke rritur ndjeshëm rrisqet fiskale nga vendime gjyqësore dhe arbitrazhet ndërkombëtare që sjellin kosto financiare të mëdha në buxhet në vitet e ardhshme.

4. Qeveria pavarësisht se përcakton prioritet investimet kapitale që zhvillojnë ekonominë e vendit, në fakt nuk i ka prioritet këto investime, pasi:

 Planifikimi i tyre bëhet vetëm në kuadrin e propagandës, ku prioritetet e kësaj Qeverie janë shpenzimet korente që rrisin numrin e punonjësve buxhetor (patronazhistëve të fushatave elektorale) dhe shpenzimet e tyre, pavarësisht performacës mjaft të ulët në punën e tyre.

5. Kontrolli i Brendshëm Financiar Publik i mbështetur fuqishëm nga Komisioni Europian, jo vetëm nuk është fuqizuar, por nga viti në vit është dobësuar duke e bërë këtë veprimtari pa vlerë të shtuar në organizata publike me qëllimin e vetëm për të keq përdorur paratë e taksapaguesve shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco