Xhaferri: Për Shqipërinë dielli lind në Perëndim, ndaj s'mund të jetë thjesht një vend parkimi për Perëndimin!

Xhaferri: Për Shqipërinë dielli lind në Perëndim, ndaj s'mund të jetë thjesht një vend parkimi për Perëndimin!

12:11, 15/11/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Në një kohë kur Shqipëria është në udhëkryq mes Lindjes dhe Perëndimit dhe kur aspirata e Edi Ramës, vëllait të autokratëve të Lindjes, është që vendin t'a kthejë në një parkim për mbetjet e BE, duhet të reflektojmë thellë dhe të kthejnë sytë nga e kaluara jonë.

115 vite më parë dijetarët shqiptarë të mbledhur në Manastir nga data 14 Nëntor 1908 deri ne 22 Nëntor 1908 mbajtën Kongresin e Alfabetit, që vlerësohet me të drejtë si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX.

Kongresi vendosi me votë unanime për të lënë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret edhe sot.

Ky vendim erdhi në nderim të historisë së lashtë të kombit tonë dhe martirëve të gjuhës shqipe.

Për këta dijetarë që hodhën edhe themelet e Shtetit Shqiptar dielli për atdheun lindte vetëm në Perëndim, ndaj kushdo që për interesat e karriges tij tradhëton këtë, tradhëton interesat e kombit.

Fati jonë që në krye të këtij kongresi nuk ishte Edi Rama, përndryshe sot do kishim alfabetin cirilik sllav!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco