Thellohet skandali me procesin politik/ GJKKO i shkruan Kuvendit për Berishën

Thellohet skandali me procesin politik/ GJKKO i shkruan Kuvendit për Berishën

11:35, 15/11/2023
A+ Aa A-

Thellohet më tej skandali me procesin politik kundër liderit të opozitës, Sali Berishës.

Pasi shkelën Kushtetutën, duke marrë një masë për kufizimin e lirisë së tij, pa iu drejtuar Kuvendit, këtë herë Gjykata e Posaçme ka dërguar një shkresë në parlament.

Sipas shkresës, GJKKO kërkon vënien në dijeni të kreut të opozitës.

Kujtojmë se të gjitha veprimet e ndërmarra nga SPAK dhe GJKKO deri më tani, janë bërë në shkelje të ligjeve dhe të Kushtetutës.

Më herët ishte Jamarbër Malltezi që denoncoi se arrestimi i tij ishte një rrëmbim i paligjshëm, pasi ai nuk është pyetur asnjëherë nga prokurorët ose gjykatësit.

Kurse kreu i opozitës, Sali Berisha tha se liria e tij është kufizuar në mënyrë antikushtetuese.

As SPAK dhe as GJKKO nuk kanë ofruar deri më tani asnjë fakt, provë apo dokument për të mbështetur procesin për të ashtuquajturën dosje e kompleksit ‘Partizani’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco