Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari shkon në SPAK

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari shkon në SPAK

10:09, 15/11/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari ka shkuar sot në SPAK. Siç shihet nga pamjet, Hajdari ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion në praninë e avokatit të tij, Theodhori Sollaku.

Kujtojmë se një ditë më parë KQZ konfirmoi mandatin e Hajdarit, pas verifikimeve të një dënimi të tij në shtetin grek.

Mësohet se thirrja e Hajdarit në SPAK nuk ka të bëjë me çështjen e mësipërme, por me padinë e bërë nga kundërshtari i tij në zgjedhjet vendore të 14 majit, Lefter Maliqi, i cili një ditë më parë dorëzoi një tjetër padi ndaj kryebashkiakut të Kuçovës.

“Kallëzimi i radhës i gjashti, në 2017 dhe besoj këtu nuk ka fajë Saliu, Interpol Athina njofton se kur ka qenë drejtor i KESH është depërtuar nga drejtësia. Kallëzimi i radhës për këtë mosdeklarim.  Është vepër penale. Automatiksiht lë mandatin.SPAK edhe pas ardhjes së vendimit nga PP ende nuk ka vepruar”, ka thënë Maliqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco