Studentët mundin Boratin!

Studentët mundin Boratin!

07:29, 15/11/2023
A+ Aa A-

Mjeku i njohur dhe analisti Erion Dasho nuk e ka përmbajtur entuziazmin e tij për fitoren e parë që korrën, studentët e bashkuar në protestë të Fakultetit të Mjekësisë kundër ligjit të punës së detyruar pas diplomimit.

Në shënimin e tij me titull "Studentët mundin Boratin", Dr. Dasho shprehet:

"Lajm i mirë për studentët e mjekësisë! Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin skllavërues të punës së detyruar për mjekët e rinj.

Këtë situatë e kisha parashikuar në muajin qershor (në kohën që ligji ishte akoma në diskutim), kur deklarova në disa statuse dhe emisione televizive se ky ligj është i pazbatueshëm dhe se atë do ta rrëzojë Gjykata Kushtetuese ose Gjykata e Strasburgut.

Përgëzoj kolegët e rinj për fitoren e tyre të parë mbi përçartjen e Boratit dhe boratëve!

Uroj që Gjykata Kushtetuese të tregojë deri në fund pavarësi dhe integritet për ta anuluar këtë ligj djallëzor.

Një falënderim edhe për grupin e deputetëve të opozitës që e denoncuan ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Politika më e mirë është ajo në ndihmë të qytetarit."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco