SYRI TV/ Vendimi për '21 janarin', kushëriri i Ramës në trupën e Strasburgut

23:08, 14/11/2023
A+ Aa A-

Pjesë e trupës gjykuese në Strasburg që gjeti fajtor shtetin shqiptar për shkelje të Koventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mbi vrasjen e protestuesit Aleks Nika më 21 janar të 2011, ishte kushëriri i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në këtë rast të rëndë konflikti interesi, bëhet fjalë për gjyqtarin Dorian Pavli, i cili është denoncuar më herët nga mediat prestigjoze si një marionetë e Xhorxh Soros.

SYRI TV

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka njoftuar këtë të martë se një dhomë e saj kishte gjetur unanimisht fajtor shtetin shqiptar për, shkelje të të drejtës së jetës dhe të hetimit parashikuar në nenin dy të Konventës Evropianetë të Drejtave të Njeriut, në lidhje me vrasjen e protestuesit Aleks Nika më 21 janar 2011.

BIRN raporton se vendimi u dha nga një trupë gjykuese, në mesin e të cilëve ishte edhe gjyqtar shqiptar, Dorian Pavli. Por ky do të ishte një rast i rëndë i konfliktit të interesit.

Kujtojmë se Dorian Pavli është kushëriri i kryeministrit Edi Rama dhe ky skandal nuk është denoncuar vetëm nga mediat shqiptare, por edhe nga ato ndërkombëtare.

Para disa muajsh një prej revistave më të njohura në Francë shkruante se mafia e Xhorxh Soros e ka dorëzuar drejtësinë në duart e Edi Ramës.

Si një nga shembujt flagrantë të infiltrimit të Sorosit në Gjykatën e Strasburgut, revista ‘Valeurs Actuelles’ thekson rastin e Dorian Pavlit, një marionetë e Sorosit, i cili nuk plotësonte as kushtet për t’u bërë gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndërkohë më pas ishte një organizatë franceze që raportonte se ishte pikërisht Dorian Pavli që kishte validuar reformën kontroverse të drejtësisë në Shqipëri.

Përveç Pavlit, Edi Rama kishte tentuar të dërgonte në Strasburg edhe Sokol Berberin, kunatin e ish-ministrit Fatmir Xhafaj.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco