KAFE SHQETO/ Shehu: PD është e bashkuar, lufta opozitare do zgjerohet

09:11, 14/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte sot deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu.

Ai ka komentuar situatën për opozitën pas vendimit të djeshëm të gjykatës, që nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD, si dhe aksionin e zgjeruar te protestës opozitare. Ai vlerësoi se në politikë bashkimet dhe ndarjet nuk bëhen në mënyrë artificiale nuk bëhen me thirrje gazetarësh. "Bëhen me qëndrime politike, bëhen me pozicionime politike të qarta," tha ai.

Shehu: Unë mendoj se Partia Demokratike është e bashkuar, është e bashkuar rreth idesë e bërjes së një opozite të vërtetë, rreth idesë së kundërvënies së këtij regjimi, rreth idesë për të vendosur në Shqipëri normat e demokracisë dhe të parlamentarizmit shqiptar.

Grupi parlamentar i PD tashmë është i unifikuar në betejat politike që bën. Janë 45 deputetë që po përballen me regjimin në parlamentin shqiptar. Grupi i PD vazhdon luftën e tij brenda parlamentit për të vendosur parlamentarizmin, për të vendosur të drejtat demokratike siç është drejta për mocione dhe komisioni hetimore….

Ajo që luan rolin kryesor është veprimi politik, PD është e bashkuar, kush do të dëshirojë t'i bashkohet kësaj lufte opozitare, mund ta bëjë, por këto nuk bëhen me disa formula.
Esenciale është që PD është përfshirë në këtë luftë që do të shkojë duke u zgjeruar.

Në momentin që shkatërrohet demokracia në parlament, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me demokracinë në tërësi jashtë këtij parlamenti.

Unë jam dakord që ka ardhur momenti që ndoshta kjo luftë të zgjerohet edhe jashtë parlamentit. Veprimi po rritet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco