Saraçi: Rama ka firmosur për ‘Partizanin’, SPAK nuk guxon as ta përmendë në dosje

Saraçi: Rama ka firmosur për ‘Partizanin’, SPAK nuk guxon as ta përmendë në dosje

08:19, 14/11/2023
A+ Aa A-

Në “Drejt” në Ora News, gazetari Romir Saraçi u shpreh se nëse do të kishte një hetim nga SPAK-u ama duhej guxuar për të gjitha personazhet.

Ai nxori një dokument ku tha se ky është vendimi i KRRT-së dhe në fund fare është firma e Edi Ramës, lidhur me kompleksin Partizani.

Saraçi: Sa i përket dosjes Partizani jo vetëm që ka dalë, por është shpërndarë edhe ne mediet për qëllime të caktuara. Nëse do të kishte një hetim nga SPAK-u ama duhej guxuar për të gjitha personazhet.

Ky është vendimi i KRRT-së dhe në fund fare është firma e Edi Ramës, edhe pse disa gazetarë e kanë interpretuar vetëm si një sipërfaqe e caktuar, por përgjigjen e kësaj duhet ta jepte Edi Rama në SPAK. Në momentin që do të merrej në pyetje si dëshmitar Rama atëherë ai, atëherë do të kishim besim. Kur e ke me firmë shkresën që e ka nisur, nuk mund të shkosh te ZH-ja. Nuk guxon prokurori në dosje që t’i përmendë emrin Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco