Shuhet Karel Schwarzenberg/ Begaj: Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për kontributin e tij në njohjen e Kosovës

Shuhet Karel Schwarzenberg/ Begaj: Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për kontributin e tij në njohjen e Kosovës

11:17, 13/11/2023
A+ Aa A-

Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarje nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm të Republikës së Çekisë, Karel Schwarzenberg.

Në një reagim në “X”, kreu i shtetit shprehet se Schwarzenberg po lë një zbrazëti të thellë në politikën dhe shoqërinë evropiane.

“Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për kontributin e tij në njohjen e Kosovës”, shkruan Begaj.

Karel Schwarzenberg, njëri prej figurave kryesore të vendit në kohën pas komunizmit, ka vdekur të dielën (12 tetor) në moshën 85-vjeçare.

Ai e kishte mbështetur pavarësinë e Kosovës edhe para se ajo të shpallej nga Prishtina zyrtare në shkurt 2008, ndërsa ishte ministër i Jashtëm kur Çekia e njohu atë në maj 2008.

Schwarzenberg kishte shërbyer dy herë si ministër i Jashtëm i Çekisë mes viteve 2007 dhe 2013 dhe në Kosovë shihej si një mik i vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco