Greqia vendos pengesën e parë ndaj integrimit europian të Shqipërisë

Greqia vendos pengesën e parë ndaj integrimit europian të Shqipërisë

10:40, 11/11/2023
A+ Aa A-

Greqia vendos barrierën e parë ndaj integrimit evropian të Shqipërisë.

Kështu raporton e përditshmja greke, Kathimerini.

Athina ka paralajmëruar se do të bllokojë integrimin e vendit për shkak të çështjes së Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Si hap të parë, Greqia nuk ka pranuar të firmosë një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të BE për Shqipërinë me rastin e hapjes së kapitujve të parë të negociatave.

Kathimerini shkruan se ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë dritën jeshile për negociatat e kapitujve të parë, pasi Bullgaria ka rënë dakord, kjo gjë nuk ka ndodhur me Shqipërinë.

Gazeta thekson se ky zhvillim në mënyrë efektive e ndan Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE.

Kjo për shkak se deri tani, të dy vendet kanë qenë të lidhura në rrugën e integrimit.

Kapitujt e parë që do negocionte Shqipëria lidhen ngushtë me re drejtat e njeriut dhe autoritetin gjyqësor, lirinë dhe sigurinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco