Opozita në aksion/ Sot, takimi bashkëbisedues në Durrës me kryetarin e PD, Sali Berishën

Opozita në aksion/ Sot, takimi bashkëbisedues në Durrës me kryetarin e PD, Sali Berishën

09:18, 11/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të zhvillojë një bashkëbisedim pasditen e sotme në Durrës me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie. Në këtë takim që do të zhvillohet i hapur në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në orën 18:00 në Durrës janë të ftuar edhe qytetarët.

Në njoftimin e publikuar nga PD në rrjetet sociale thuhet:  “Të nderuar qytetarë, simpatizantë, anëtarë të PDSH, Durrës. Ditën e shtunë, datë 11 nëntor 2023, ora 18:00, në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu”, zhvillohet takim bashkëbisedues me kryetarin e PDSH Prof. Dr. Sali Berisha. Jeni të ftuar të merrni pjesë.”

Image

Ndërkohë, degët e PD në qytete të ndryshme janë aktivizuar në vazhdën e aksionit më të ri politik të nisur nga deputetët e opozitës në Kuvend. Dje, ndalesa e radhës ishte në qytetin e Lushnjës.

Kujtojmë po ashtu se PD-ja më 2 dhjetor 2023 ka thirrur Kuvendin e saj Kombëtar, i cili do të marrë vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e partisë më të madhe të opozitës dhe me histori.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco