Këlliçi injoron Bashën: Nuk merrem me të, për komente, pyesni kolegët e Lulit në PS

Këlliçi injoron Bashën: Nuk merrem me të, për komente, pyesni kolegët e Lulit në PS

22:42, 10/11/2023
A+ Aa A-

 Ish deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka injoruar publikisht Lulzim Bashën, duke nënkuptuar se ai tashmë është në krahun e socialistëve dhe nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Këlliçi ka refuzuar të bëjë një koment për Bashën dhe aktivitetin e tij, duke thënë se për të duhen pyetur deputetë dhe zyrtarët e PS-së, me të cilët tashmë është koleg.

“Zero koment. Nëse doni koment për Lulzim Bashën bëni mirë të thërrisini deputetët apo zyrtarët e Partisë Socialiste se mund tua japin ato komentet për kolegët e tyre”, tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco