‘Vuçiç, minues i dialogut’/ Meta: Rama prej 10 vitesh ka defaktorizuar Kosovën dhe lidershipin e saj

20:30, 10/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, kryetari i PL-së, Ilir Meta ka folur edhe për dëmet që i ka shkaktuar Edi Rama Kosovës, si Kryeministër i Shqipërisë gjatë këtyre 10 viteve të fundit.

Meta u shpreh se janë të njohura të gjitha dëmet që Rama i ka shkaktuar Kosovës përgjatë këtyre 10 viteve, në procesin e dialogut me Serbinë, duke defaktorizuar vazhdimisht Kosovën dhe lidershipin e saj.

Sipas Metës, koha tregoi se ishte Vuçiç ai që minonte dialogun dhe partnerët ndërkombëtarët tani e kanë kuptuar.

Meta: Dëshira e Ramës për të tejkaluar vëmendjen nga problemet e brendshme dhe për të tërhequr sa më shumë vëmendje në planin ndërkombëtar është e njohur ashtu siç është janë të njohura të gjitha dëmet që ai i ka shkaktuar Kosovës përgjatë këtyre 10 viteve, në procesin e dialogut me Serbinë, duke defaktorizuar vazhdimisht Kosovën dhe lidershipin e saj në mënyrë të padrejtë dhe të gabuar sepse koha tregoi se ishte Vuçiç ai që minonte dialogun dhe partnerët ndërkombëtarët tani e kanë kuptuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco