‘Investimi kryesor i Ramës, përçarja e opozitës’/ Meta: Do reagojmë! Gjithçka do i kthehet në bumerang

20:18, 10/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i PL-së, Ilir Meta, i ftuar në SYRI TV me Sonila Meçon, ka theksuar se investimi kryesor i Edi Ramës, përveç kapjes së sistemit të drejtësisë, është ndarja artificiale e opozitës në vend.

Sipas Metës, kjo situatë kërkon përpjekje të jashtëzakonshme nga opozita, shoqëria civile por edhe nga vetë qytetarët, të cilët janë viktimat kryesore të kësaj klime intimiduese, mbytëse, frenuese për zhvillimin e vendit.

‘Ne e kemi shumë të qartë që gjithçka ka impaktin e saj dhe gjithçka do të kthehet në bumerang për cilindo që mendon se mund të fashisë frymën demokratike opozitare’, u shpreh Meta.

Meta: Kjo situatë nuk ka ardhur brenda as një dite as një viti dhe ballafaqimi është rruga për të dalë nga kjo situatë, transparenca dhe absolutisht i gjithë qëllimi i Ramës është që përmes shantazheve të intimidojë opozitën, opozitarizmin, të asgjesojë llogaridhënien dhe të instalojë frikën edhe brenda mazhorancës për ti kujtuar kujtdo që po të ketë një mendim ndryshe mund të ketë fatin e disa kolegëve të vetë.

Kjo situatë kërkon përpjekje të jashtëzakonshme nga opozita, shoqëria civile por edhe nga vetë qytetarët, të cilët janë viktimat kryesore të kësaj klime intimiduese, mbytëse, frenuese për zhvillimin e vendit dhe unë besoj se do të ketë një reagim të tillë.

Kjo kërkon përpjekje të mëdha sepse investimi kryesor i Ramës përveç kapjes së drejtësisë, ka qënë përpjekja për të krijuar një ndarje artificiale të opoztiës dhe të gjithë këto lojëra me vula me sigla këtë kanë synuar dhe synojnë.

Ne e kemi shumë të qartë që gjithçka ka impaktin e saj dhe gjithçka do të kthehet në bumerang për cilindo që mendon se mund të fashisë frymën demokratike opozitare.

Në diktaturë kemi hyrë prej kohësh dhe fakti që këtu firmosen marrëveshje në emër të Shqipërisë pa marrë autorizimin e presidentit apo pa u konsultuar me kuvendin, padyshim që tregon se jemi në një situatë mjaft kritike prej kohësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco