Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Meta: Çështja CEZ-DIA, u hap në kulmin e përplasjes time si president me qeverinë për Kushtetuesen

20:06, 10/11/2023
A+ Aa A-

 

I pyetur në lidhje me çështjen CEZ-DIA, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke folur në edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’ me Armela Ferkon në SYRI TV, është shprehur se e ka të qartë  pozicionin e tij në këtë çështje.

Sipas kryetarit të Partisë së Lirisë, hapja e kësaj çështje ka ndodhur në dhjetor të vitit 2019, në kulmin e përplasjes së tij me qeverinë për kontrollin e Gjykatës Kushtetuese.

‘Zbatohen direktivat e Edi Ramës të bëra në kongresin e partisë drejtuar SPAK. Përpara 2 vitesh ai artikulonte këto akuza për Berishën, apo për mua, nuk ka rëndësi.

Pa asnjë diskutim që këto çështje janë të orkestruara nga Edi Rama dhe PS-ja, sepse edhe denoncuesit janë po ata.

Hapat që janë ndjekur në raport me z. Berisha janë antikushtetues, janë standarde krejt të tjera,  ndryshe nga ato të Kushtetutës dhe konventës Europianë të të Drejtave të Njeriut që është e detyrueshme për tu zbatuar, por njëkohësisht janë krejt të ndryshme edhe nga mënyra se si është vepruar me ish deputetë apo funksionarë të mazhorancës.

Nuk ka qenë hera e parë që kam shkuar në SPAK, por hera e dytë. E kam shumë të qartë pozicionin dhe rolin tim në këtë çështje dhe e kam shumë të qartë edhe të gjithë diktatin politik në rihapjen e kësaj çështje, e cila është gjykuar në të kaluarën, por është hapur edhe në një moment tepër kritik në dhjetorin e 2019, kur ka qenë kulmi i përplasjeve të mia si president i Republikës me mazhorancës për të penguar kapjen e gjykatës Kushtetuese’, tha Ilir Meta në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco