VIDEO/ Meta: Përpjekja për të krijuar balanca me limona të shtrydhur të opozitës, janë bajate

19:55, 10/11/2023
A+ Aa A-

Bajate dhe të turpshme i cilëson kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përpjekjet e Ramës për të krijuar balance me limona të shtrydhur të shumicës me opozitës.

Gjatë intervistës ekskluzive të dhënë në edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, kryetari i PL-së, u shpreh se nëse drejtësia do të funksiononte ashtu siç u votua në fillim, vendi do të kishte ndryshuar.

‘Përpjekja për të krijuar balanca midis limonave të shtrydhur të Edi Ramës, me përgjegjësitë gjoja të opozitës janë absolutisht qesharake dhe absurde. Synojnë të shfokusojnë opinionin nga aktualiteti, skandalet që nuk hetohen, ose hetohet deri aty ku e vendos kufirin Rama, për të mos cenuar interesat e tij, për të marrë me telenovela të së kaluarës.

Reforma në drejtësi u nis me qëllimin e mirë dhe prandaj edhe u votua nga të gjithë. Dhe nëse do të ishte zbatuar reforma siç u bënë ndryshimet kushtetuese, Shqipëria sot do të ishte një vend shumë i sigurtë, ku nuk do të iknin kaq shumë shqiptarë, do të ishte një vend që nuk do të ishte i fundit në rajon përsa i takon varfërisë, pagave.

Nuk do të ishte një vend i parë në këtë rajon nga çmimet, që nga çmimet e karburantit edhe pse jemi një vend që prodhojmë. Që nga borxhi që është më i larti dhe më i rrezikshmi për stabilitetin ekonomik të vendit në të ardhmen. Polarizimi shoqëror që është më i ashpëri, e kështu me radhë.

Reforma u kthye në Ramaformë.

Zgjedhja e kryeprokurores së përkohshme me 69  vota në vend të 84, kapi dhe sistemin e akuzës’, tha kryetari i PL-së, Ilir Meta në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco