VIDEO/ Meta: Drejtësia është mburoja e pandëshkueshmërisë së Ramës. Shqipëria në një spirale të rrezikshme

19:43, 10/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në edicionin e Mbrëmjes në SYRI TV, ‘Ora 19’ gjatë një interviste ekskluzive me moderatoren Armela Ferkon, është shprehur se, drejtësia është mburoja e pandëshkueshmërisë së Ramës.

Sipas kryeartit të PL-së, Shqipëria ka kohë që është futur në një spirale të rrezikshme.

‘Ka patur një përpjekje sistematike për të ekzekutuar parlamentarizmin, kontrollin e parlamentit mbi qeverinë dhe kjo nuk mund të realizohet ndryshe përveç se duke eliminuar defakto edhe shpesh herë edhe përmes ndryshimeve të njëanshme në rregulloren e Kuvendit të gjitha të drejtat që i garantojnë opozitës të gjitha të drejtat për të kontrolluar qeverinë.

Në fund të fundit, është roli i opozitës ai që imponon kontrollin e qeverisë, nuk mund të jetë shumica që të kontrollojë qeverinë e saj. Kjo është arsyeja edhe pse kushtetuta garanton komisionet hetimore të opozitës, si instrument shumë i rëndësishëm i këtij kontrolli.

Ajo që po ndodh këto dy javë nuk është e dëshirueshme për askënd, sepse të gjithë presim një parlament demokratik dhe llogaridhënës. Deri tani kemi parë një arrogancë të jashtëzakonshme që e ka detyruar opozitën të bëjë të gjitha përpjekjet për të rivendosur të drejtat e saj kushtetuese.

Kjo është një mënyrë që synon të bëjë gjithçka për të ndërgjegjësuar shoqërinë se duhet reaguar tani, para se Shqipëria të zbrazet nga shqiptarët dhe të mbushet me kampe.

Shqipëria ka kohë që ka hyrë në një kurs të rrezikshëm të arbitraritetit, të shkatërrimit jo vetëm të sigurisë juridike dhe të shtetit ligjor. Opozita po bën përpjekjet e saj maksimale, pavarësisht nga shumë gabime të bëra në të kaluarën që i lanë terren kësaj mazhorance të kapë shtetin.  

Përdorimi i drejtësisë nuk është diçka e re. Për aq kohë sa ne jemi në këtë situatë, kjo situatë ka ardhur si rezultat i kapjes së drejtësisë nga ana e qeverisë dhe mazhorancës aktuale. Mos hetimi i dosjeve të Dibrës, Shijakut. Gjithashtu edhe mosndërhyrja në kohë para zgjedhjeve të vitit 2021 dhe në mënyrë të vazhdueshme, kanë treguar qartë se kemi një drejtësi me regji dhe absolutisht dhe ndërhyrja arbitrare të kryeministrit përsa i takon në çështjet e gjyqësorit për vulën e PD-së, është një tregues i qartë i kontrollit të plotë të drejtësisë prej tij.

Ashtu dhe fakti se ai nuk është thirrur asnjëherë për të dhënë sqarime për të gjithë ato vendime qeverie, ligje me porosi që janë bërë në parlament, apo ato PPP që shtohen me buxhetin e ri, është i vetmi element që shtohet seriozisht. Kjo drejtësi është mburoja e pandëshkueshmërisë së tij’, tha Ilir Meta në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco