Ministri i Jashtëm italian: Është operuar nga ministria ime që nga 6 prilli, kemi dhjetëra procesverbale, emaile, raporte takimesh mes zyrtarëve tanë dhe liderëve shqiptarë

Ministri i Jashtëm italian: Është operuar nga ministria ime që nga 6 prilli, kemi dhjetëra procesverbale, emaile, raporte takimesh mes zyrtarëve tanë dhe liderëve shqiptarë

19:03, 10/11/2023
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të G7. Në qendër të takimit ishte situata në Lindjen e Mesme, Ukraina, por edhe çështje të tjera.

Për pjesmarrjen në këtë event Tajani ka dhënë një intervistë për ‘Corriere della Sera’. Kur gazetarja e medias prestigjoze, Paola di Caro, mes të tjerash, e pyet për polemikat rreth marrëveshjes me Shqipërinë për çështjen e emigrantëve dhe nëse kryeministrja Meloni ka bërë gjithçka me kokën e saj, Ministri i Jashtëm i Italisë përgjigjet:

‘Kam lexuar histori dhe artikuj në gazetat italiane që janë vërtet absurde, të rreme. Është një marrëveshje e gjithë qeverisë italiane, mbi të cilën kanë punuar së bashku Kryeministria Ministria e Punëvetë Jashtme, Ministria e Brendshme, Ministria e  Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë. I gjithë negocimi, që në fazat fillestare, u menaxhua normalisht nga ministria ime. Takimi i parë përgatitor u mbajt në zyrën time në Palazzo Chigi. Pas një takimi fillestar që pata me Giorgia Melonin, organizova një takim më 6 Prill 2023, takim paraprak operacional mes Ministrisë së Jashtme, asaj të Brendshme dhe ambasadës tonë në Tiranë. Nuk është një marrëveshje e lindur gjatë një gotë verë në kohë pushimesh. Misioni i parë operacional në Tiranë nga Ministria e Punëvetë Jashtme dhe Punëve të Brendshme ka filluar më 24 maj. Kemi dhjetëra procesverbale, emaile, raporte takimesh mes zyrtarëve tanë dhe me liderët shqiptarë.’

Ka shumë kritika për marrëveshjen, disa denoncojnë shkelje të rregullave të pritjes. – insiston gazetarja për çështjen

‘Në punën tonë kemi përfshirë Ministrinë e Drejtësisë për të shqyrtuar çdo aspekt ligjor. Është një nismë që synon të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore me bashkëpunimin e një vendi kandidat për t'u bërë anëtar i BE-së. Shqipëria ndan me ne idenë se çështja e emigracionit mund të zgjidhet së bashku.’ – përgjigjet Ministri i Jashtëm italian, njëkohësisht ish Kryetar i Parlamentit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco