Balliu: Do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, aksioni i opozitës do të jetë frontal ndaj narko-diktaturës

17:20, 10/11/2023
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu i ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca është shprehur se PD do të mbledhë Kuvendi Kombëtar për të vendosu për fillimin aksionit opozitar.

Balliu ka theksuar se nuk ka asnjë alternativë tjetër që të përballemi me narko diktaturën se sa protestat dhe mbrojtjen e parlamentarizmit në Shqipër.

"Ne jemi të detyruar nga pikëpamja statusore që kryetari duhet ti përgjigjet një mocioni mosbesimi pas zgjedhjeve dhe ne duhet ti përgjigjemi statutit. Kjo është dhe me një rëndësi jetike për aksionin opozitar që të mblidhet Kuvendi kombëtar. Nuk ka diskutim që janë strukturat e opozitës që të duhet të marrin përsipër aksionin ballor dhe frontal ndaj narkodiktaturës.

Nuk ka asnjë organ më të rëndësishëm se Kuvendi Kombëtar dhje duhet që ata ta japin urdhrin e këtij aksioni që i dihet fillimi por jo përfundimi i saj. Sot ky aksion nuk është i ndërlidhur me një çështje partiake por me shtetin  së drejtës dhe kushtetutës. Opozita, kushtetuta dhe ligji sot nuk p respektohen nga pushteti. Ngritja e komisioneve hetimore që ngrihen në çdo vend të botës ku  ka demokraci parlamentar këtu në Shqipëri nuk po lejohet.

Sot refuzohet dhe është absurde e kjo nuk mund të ketë asnjë përgjigje tjetër pasi sot ka dalë hapur me planin e saj për rivendosjen e diktaturës në Shqipëri dhe nuk ka formë tjetër përballje se sa në sheshet e vendit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco