Zbardhet vendimi i Kuvendit: Koreshi mori flakadanët e fshehur në çantat e dy deputetëve

Zbardhet vendimi i Kuvendit: Koreshi mori flakadanët e fshehur në çantat e dy deputetëve

16:48, 10/11/2023
A+ Aa A-

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ka përjashtuar nga seancat e Kuvendit tre deputetët e opozitës, Saimir Korreshin, Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti. Përjashtimi vjen pas kërkesës së 7 deputetëve të PS, pas seancës së një dite më parë.

Në arsyetimin për përjashtimin e këtyre tre deputetëve, thuhet se Korreshi ka ndezur flakadanë n sallën e Kuvendit, të cilat në Kuvend, i kanë futur dy deputetet e lartpërmendura. Sipas vendimit, flakadanët kanë qenë të fshehura në dy çantat e zonjave, dhe më pas Korreshi i ka marrë dhe i ka ndezur.

“Seanca e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregull të saj është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023 duke larguar nga vendet karriget dhe duke vendosur ato si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco