Përgjigje shpifësit Karlo Bollino, grabitësit të tokës së gjimnazit të Tiranës

Përgjigje shpifësit Karlo Bollino, grabitësit të tokës së gjimnazit të Tiranës

15:24, 10/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur lajmeve të pavërteta të shpërndara nga mediet e Ramës.

Në një njoftim të ndarë për publikun nga zyra e medies dhe komunikimit pranë kësaj force politike hidhet poshtë më detaje çdo akuze që ka të bëjë më « Klubin Partizani »

Njoftimi i plotë :

 Në shkrimin e tij “Klubi Partizani/ Ja harta që dëshmon përgjegjësinë e Berishës për ndërtimin e kullave të dhëndrit mbi terrenet sportive”, date 9.11.2023, pazarexhiu dhe lëpirësi i Edi Ramës Karlo Bollino, i cili grabiti për 1 euro pronën që familja Begeja dhe pronarët e tjerë fisnikë Tiranas e falen, me qëllim ndërtimin e një gjimnazi për komunitetin prej 60 mijë banorësh të cilët nuk kishin një të tillë i lëpihet dhe kthen borxhin Edi Ramës për dhuratën që i bëri biznesit të tij.

Biznesmeni i Edi Ramës dhe altoparlanti i tij që prej kohesh nuk është më media, por biznes që nxjerr para me mashtrime e gjobëvënie, në shpifjen e radhës thotë se, Berisha ndryshoi destinacionin e një zone të madhe, nga sportive në urbane, ndërsa Rama të një zone të vogël.

Për interesin e publikut sqaroj sa më poshtë.

Së pari; Sali Berisha nuk ka ndryshuar asnjë destinacion, të asnjë zone, të madhe apo të vogël, sepse ky është tagër i Bashkisë Tiranë, ndërsa KRRTRSH bën njohjen e vendimit, njëlloj si një formë noterizimi. Këtë kufizim të kompetencave të KRRTRSH ndaj vendimeve të KRRT-ve të bashkive e ka sanksionuar Gjykata Kushtetuese, e cila në vendimin 29/06, datë 21.12.2006, përcaktoi se KRRTRSH jo vetëm që nuk mund të ndërhynte në planet urbanistike të qyteteve dhe se këto ishin prerogative e bashkive, por edhe se KRRTRSH nuk kishte tagër as të anulonte vendimet e PALIGJSHME të KRRT-ve bashkiake, pasi këtë tagër e kishte vetëm gjykata.

Ne vitin 2006/ Edi Rama miratoi ndryshimin e destinacionit të zonës, duke ndryshuar plani urbanistik për këtë qëllim. Ky vendim iu dërgua KRRTRSH së bashku me vendimet e 4-5 zonave të tjera të Tiranes dhe u miratua në bllok nga KRRTRSH. Pra ky vendim i KRRTRSH preku jo një person apo një familje, dhe jo vetëm 300 familjet pronare të zonës së klubit shume-sportësh, por dhjetëra familje në 4-5 zona të Tiranës.

Në vitet 2009 Edi Rama filloi hartimin e planit të ri urbanistik të Tiranës, me Urbaplan kompani zvicerane dhe e parashikoi të gjithë zonën e Kompleksit Partizani si zonë urbane.

Në vitin 2013, Bashkia Tiranë miratoi planin e ri urbanistik i cili e përcaktonte të gjithë zonën si zonë urbane. KRRTRSH në këtë rast nuk miratoi ndryshimin e destinacionit të një zone, pra zonës se Klubit Partizani, por planin urbanistik të të gjithë qytetit të Tiranes, i cili përsëri ishte prerogative ekskluzive e pushtetit vendor dhe të cilin KRRTRSH nuk mund t’a ndryshonte apo anulonte.

Së dyti; në zonën e Klubit Partizani, nuk u ndërtuan kurrë kulla, si ç’mashtron lëpirësi i neveritshëm i Edi Ramës që shpif çdo ditë për të mbuluar grabitjen e 5 mijë metrave tokë të dhuruara bashkisë nga pronarët, por u ndërtuan pallate normale banimi, sipas planit të një prej emrave më të njohura të arkitekturës botërore, Daniel Libeskind.

Shtoj këtu se gjatë 8 viteve në pushtet të Sali Berishës nuk u ndërtua asnjë kullë në Tiranë as dhe në Shqipëri.

Këto janë faktet e zhvillimit të pronës private nga pronarët e ligjshëm të tokës, ndërsa Bollino mesa duket është duke peshkuar për koncesionin e radhës me 1 euro nga pasuritë publike të shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco