Mesazhet Mërtiri-Zoto, ose ‘djegin’ Veliajn ose SPAKU-un!

Mesazhet Mërtiri-Zoto, ose ‘djegin’ Veliajn ose SPAKU-un!

15:13, 10/11/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Në kuadër të denoncimeve të opozitës për aferën e djegësave, sot Sali Berisha publikoi mesazhe në grupin Whatsap ku Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri bisedonin me njëri tjetrin, teksa nga bisedat e tyre kuptohej që qartë që i referoheshin Veliajt, si një ndër padronët e këtij biznesi.

Krahas mesazheve Berisha publikoi dhe prova se si Bashkia Tiranë paraqiste një investim të sajin një kopsht për fëmijë, dhuratë e bosit tjetër të djegësave, italianit Giuesepe Cafalione.

Ndërkohë institucioni që ka zgjedhur heshtjen përballë Erion Veliajt në raport me aferën e djegësave është SPAK, i cili lexon vetëm mesazhet që lidhen me Arben Ahmetaj, por nuk po deshifron dot mesazhet për Erion Veliajn dhe Edi Ramën.

SPAK është ende në kohë që sa i përket aferës së dekadës të shkojë tek Koka e Zezë e Korrupsionit për të cilin flet Arben Ahmetaj nga arratia, e nëse nuk shkon, flakët e inceneratorëve përfundimisht do djegin edhe SPAK-un edhe reformën në drejtësi.

Afera e Inceneratorëve është ndër dëshmitë më flagrante se si një grup i strukturuar kriminal me bekimin e Edi Ramës, që firmos me llogari të tyre 17 vendime në një ditë, kryen gjenocid mbi taksat e shqiptarëve.

Edhe në buxhetin e 2024, PPP nën hetim mes tyre dhe djegësit do të marrin miliona euro nga taksat e shqiptarëve të varfër.

Korrupsioni është kthyer në pandemi, ndaj kjo është arsyeja se përse llogaridhënia në Parlament dhe e institucioneve është domosdoshmëri jetike për funksionin normal të shtetit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco