EMRAT/ Veglat e Ramës kërkojnë ndëshkim edhe për tre deputetë të tjerë të opozitës

EMRAT/ Veglat e Ramës kërkojnë ndëshkim edhe për tre deputetë të tjerë të opozitës

14:00, 10/11/2023
A+ Aa A-

Mazhoranca ka kërkuar masë disiplinore për disa deputetë të opozitës, përkatësisht Elda Hoti, Saimir Korreshi dhe Lindita Metaliaj.

Vendimi vjen pas seancës plenare të së enjtes, ndërsa mësohet se Komisioni i Etikës do mblidhet në orën 15:00 të kësaj të premte.

“Seanca e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregull të saj është e pa tolerueshme.

Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023 duke larguar nga vendet karriget dhe duke vendosur ato si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco