Partia Demokratike thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm Kombëtar më 2 dhjetor 2023

Partia Demokratike thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm Kombëtar më 2 dhjetor 2023

13:48, 10/11/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike do të mbledhë më 2 dhjetor 2023, Kuvendin Kombëtar. Ky Kuvend është cilësuar i jashtëzakonshëm për fatet e saj. Në njoftimin që sapo u dha nga zyra e shtypit e PD, thuhet:

"Pas konsultimit me forumet, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 9 tetor 2023, vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve. 

Gjatë këtij Kuvendi të jashtëzakonshëm për fatet e PD, opozitës dhe shoqërisë, në kushtet e një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.

Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brenshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës."

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco