Saimir Kodra përplaset me shefin e komisariatit për rastin e 3-vjeçares: Është 80 orë material, çfarë do bëni

Saimir Kodra përplaset me shefin e komisariatit për rastin e 3-vjeçares: Është 80 orë material, çfarë do bëni

22:51, 08/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Saimir Kodra është përplasur sonte në Opinion me shefin e komisariatit numër 1 të Tiranës zotin Petrit Hala, për rastin e dhunës së vajzës 3-vjeçare nga edukatorja.

Kodra i është drejtuar shefit të komisariatit se Prokuroria nuk i ka këto pamje, por ky i fundit tha se ndaj edukatores ka një procedim penal dhe po hetohet ngjarja.

Ndër të tjera Hala thotë se prokuroria ka të gjitha pamjet për ngjarjen edhe ato që janë transmetuar sonte në emisionin Stop.

Pjesë nga debati

Kodra: Komisariatit numër 1 i mjaftoi duke thënë se i gjuajta për të tërhequr vëmendjen.

Polici:Po punohet për tu zbardhur ngjarja.

Kodra: Prokuroria nuk i ka pamjet. Nuk kanë vajtur pamjet.

Polici: Është nisur procedim penal.

Kodra: Është 80 orë material.

Polici:Janë kryer veprimet proceduriale. Këto pamjet që keni nxjerrë janë në prokurori.

Kodra: Çfarë do bëni?

Polici: Ministri Balla dhe drejtori i Policisë së Shtetit mori masa duke pezulluar nga puna efektivët.

Kodra : E kuptoi se çfarë bëri.

Blendi: Si mund t’i thuash një vajze të vogël sharrabajgë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco