Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Ardhja e refugjatëve, agjendë shpopullimi’/ Kalaja: Rama do ta kthejë Shqipërinë në një burg si Guantanamo

‘Ardhja e refugjatëve, agjendë shpopullimi’/ Kalaja: Rama do ta kthejë Shqipërinë në një burg si Guantanamo

18:57, 08/11/2023
A+ Aa A-

Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka reaguar sëbashku me grup patriotësh nga Shëngjini, për të kundërshtuar vendimin okult të kryeministrit Edi Rama me homologen italiane, për të sjellë në Shqipëri refugjatë nga vendet e treta.

Kalaja u shpreh se kjo marrëveshje, Rama-Meloni dhe jo Shqipëri-Itali, ka të bëjë me një agjendë të pastër për shpopullimin e Shqipërisë dhe zëvendësimin e shqiptarëve me rraca të tjera.

Sipas Kalasë, Rama është një shtetas shqiptar dhe në këtë rast nuk tregon vullnetin e qytetarëve shqiptarë, nuk tregon vullnetin e Shqipërisë sepse minimalisht duhet të pyeste shqiptarët, duke sjellë reminishencat e armëve kimike këtu e një dekadë të shkuar apo marrëveshjen e detit me Greqinë në 2018 me Ciprasin.

Kalaja: Sëbashku me një grup aktivistësh, patriotësh jemi sot në Portin e Shëngjinit, aty ku siç e kemi dëgjuar në media, Edi Rama do të sjellë njerëz nga bota e tretë, njerëz që do ta kthejnë Lezhën, Shëngjini, Gjadrin por gjithë Shqipërinë, në një burg si Guantanamo, ku me të drejtë BBC e krahasonte me Lampeduzën, Guantanamon dhe ne jemi përballë këtij rreziku kaq të madh.

Ditën e sotme ne zgjodhëm të bëjmë këtë deklaratë këtu si formë reagimi bashkë me disa qytetarë lezhjanë me disa profesorë edhe në emër të lëvizjes ‘Shqipëria kundër shpopullimit’ sepse ne mendojmë se këtu kemi të bëjmë me një agjendë të pastër për shpopullimin e Shqipërisë dhe zëvendësimin e shqiptarëve me rraca të tjera. Nuk jemi ksenofob, nuk futemi në debatin që qeveria kërkon të na tërheqë te racizmi apo se ne i paskemi një borxh të madh Italisë, ne dimë si ti lajmë borxhet por këtu nuk po presim italianët.

Ka një interesim të madh të gazetarëve italianë të cilët janë sensibilizuar me kauzën, aktivistët tanë dhanë intervista lidhur me këtë çështje dhe ne jemi këtu për ta kundështuar këtë gjë, për ti thënë zotit Rama tërhiqu nga negociatat okulte nuk ka marrëveshje Shqipëri-Itali por ka një marrëveshje Rama-Meloni, dhe Rama është një shtetas shqiptar dhe në këtë rast nuk tregon vullnetin e qytetarëve shqiptarë, nuk tregon vullnetin e Shqipërisë sepse minimalisht duhet të pyeste shqiptarët. Është një vendim i pakonsultuar, na kujton reminishencat e armëve kimike këtu e një dekadë të shkuar apo marrëveshjen e detit me Greqinë në 2018 me Ciprasin. Ne kërkojmë transparencë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco