Zhulali: Raporti i KE shumë i rëndë, sjellja ndaj opozitës shumë larg standardeve evropiane

16:42, 08/11/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të komentuar raportin e KE për Shqipërinë ishte eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali.

Zhulali është shprehur se ky raport ka vënë në dukje shkeljet e rënda që ka bërë mazhoranca socialiste në raport me sjelljen ndaj opozitës dhe që në fakt është një sjellje autoritare shumë larg parlamentarizmit europian.

"Raporti i KE është shumë i rëndësishëm ku është cilësuar dhe përjashtimi i deputetëve dhe aty thuhet se ai është jo funksional ku nuk kryen dot detyrat e saj themelore dhe këtu vihet në pikëpyetje çdo gjë që ka të bëjë me shtetin  e së drejtës dhe të drejtat themelore të njeriut.

Në këtë raport evidentohet se si mazhoranca socialiste jo vetëm që nuk lejon mbikëqyrje e ekzekutivit dhe Parlamenti shërbe si noter i nismave të qeverisë dhe nuk lejon as interpelanca i cili është detyrimi më minimal i kryeministrit.

Këto ngjaje ne i kemi parë dhe dënuar por edhe raporti i evidenton edhe njëherë si ngjarje që kanë lënë gjurmë procesin e anëtarësimit evropian të Shqipërisë sepse kjo nuk është sjellje evropiane por sjelle që i vjen për shtat regjimeve autoritare. Një nga elementët që më bëri përshtypje është korrupsioni. Në raport i KE aty thuhet se edhe pse janë marrë masa nuk kanë mpakte pasi në letër ekzistojnë  dhe nuk zbatohen në praktikë ndërsa progresi i reformave të qeverisë është në propocion të zhdrejtë me korrupsionin sepse sa herë shpallen reforma aq më shumë thellohet korrupsioni."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco