VIDEO-SYRI TV/ Jamarbër Malltezi 8 pyetje për gjyqtaren Irena Gjoka

16:38, 08/11/2023
A+ Aa A-

Jamarbër Malltezi i drejton 8 pyetje gjykatës Irena Gjoka, kamikazes politike të Edi Ramës në Gjykatën e Posaçme.

Pyetjet për gjyqtaren Irena Gjoka:

1. Pse keni shkelur ligjin?

2. Pse shkelni të drejtat e qytetarit?

3. Pse më keni mbajtur në burg 15 ditë paligjshëm? Ti ke detyrim ligjor. Pyes për paligjshmërinë tuaj?! Zbatoni urdhërat e Edi Ramës ndaj nuk e ke zbardhur?!

4. A e di veten mbi ligjin? Njëlloj si Edi Rama që shpërdoron detyrën (me vendim gjykate) e nxjerr ligje e VKM me emra individualë për miqtë e vet?

5. Po ju prokurorë kështu mbroni interesin publik? A ju nxit urrejtja ndaj pronarëve të ligjshëm, apo urdhri politik, që shkelni deri të drejtat kushtetuese?

6. Ku qenka interesi publik që të burgosni një pronar dhe profesor që as nuk ka rrezikshmëri fare dhe i ka mes Tiranës pronat e fituara nga trashëgimia?

7. Ka 7 masa kufizuese. A për mik, a për urrejtje, apo për urdhër politik paskeni zgjedh më të rëndën? Se rreziku është, zero meqë Rama nuk kthen sendin e vjedhur, por i vjedh për miqtë me VKM me emër të përveçëm.

8. A nuk jeni në konflikt interesi në këtë çështje, kur del se ju jeni shkarkuar për korrupsion në vitin 1996, kohë kur ishte Berisha president, apo urdhri politik prevalon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco