Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Manjani: Gjykatat e sotme janë pothuajse anonime, janë si gjykata bodrumesh

21:49, 07/11/2023
A+ Aa A-

Juristi Ylli Manjani i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, është shprehur se gjykatat e sotme janë anonime dhe janë kthyer si me qenë gjykata bodrumesh.

‘Gjykata jo vetëm Kushtetuesja, por gjykatat e sotme janë pothuajse anonime. Publiku nuk i njeh, nuk kanë asnjë kontakt, duket sikur janë gjykata bodrumesh, jo sikur janë vende ku gjykohet në mënyrë publike, hapur.

Gjykata që kanë frikë nga kamerat, gjykata që bëjnë gjyqe pas krahëve dhe ti nuk di gjë fare. Veçanërisht gjykatat post reformës në drejtësi, janë të tilla dhe qartësisht të tredhura, në kompromise të rënda që bëhen në kurriz të profesionit, të të drejtës, të ligjit, në këtë kuptim.

Qartësisht vendet vakante në këto gjykata të larta, plotësohen sipas një para seleksionimi politik e thënë thjeshtë. Pra, ti do të shkosh këtu nëse ti do të bësh një gjë, apo disa gjëra që do të kërkoj në favorin tim. Dhe kjo është pak a shumë qasja e gjykatave të sotme, e post  reformës, sepse është një nga ‘arritjet’ më të mëdha të reformës në drejtësi, shkatërrimi i asaj që quhet gjykatë publike.

Gjykatësi ka fytyrë që duhet të dalë dhe ta shohë publiku, por këta janë anonimë.

Të gjitha Gjykatat Kushtetuese të para reformës kanë qenë gjykata të mira.

Gjykata e Rustem Gjatës ka qenë ekselente. Mund ta kritikosh gjykatën e Fehmi Abdiut sa të dush, por kurrën e kurrë nuk mund ta krahasosh me nivelin shumë të ulët të gjykatës së sotme. Edhe ata kishin një orientim të majtë.

Gjykata e Fehmi Abdiut ka vendosur të pezullojë parlamentin në vitin 2001. Vendosi në mënyrë të përkohshme të ndalojë vendimmarrjen e parlamentit të vendit dhe për këtë arsye, kryetari i parlamenti të asaj kohe, Namik Dokle dha dorëheqjen’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco