Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

Shqiptarët as denjoi t'i pyeste, Rama kap çfarë deshi, intervistë si 'star' me Beruno Vespën: E kishim detyrim për Italinë të japim një dorë

Shqiptarët as denjoi t'i pyeste, Rama kap çfarë deshi, intervistë si 'star' me Beruno Vespën: E kishim detyrim për Italinë të japim një dorë

22:12, 06/11/2023
A+ Aa A-

Ndërkohë që shqiptarët nuk denjoi t'i pyeste fare për marrëveshjen për emigrantët me Melonin, Edi Rama e ka kapur atë që ka dashur, intervistën me Bruno Vespën.

Qëllimi i tij ai është, të përdorë pushtetin që i kanë dhënë, dhe u ka vjedhur, shqiptarëve për të shëtitur si "star" në mediat ndërkombëtare. Këtë gjë ka bërë edhe sonte ku ka dhënë "shpjegime" për italianët për këtë marrëveshje në emisionin e moderatorit të njohur italian.

INTERVISTA

Mirëmbrëma Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, i cili sapo është kthyer në Tiranë nga Roma ku ka nënshkruar një marrëveshje, në një farë mënyre historike, me Giorgia Melonin, e cila parashikon ndihmën në dy porte shqiptare për emigrantët që janë ndaluar qoftë nga roja bregdetare apo nga marina usharake italiane. Kryeministër si lindi kjo marrëveshje?

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit për ftesën! Është përherë një kënaqësi dhe nder të jem te ju. Kjo marrëveshje vjen nga mirënjohja e thjeshtë që gjendet gjithmonë brenda meje dhe brenda të gjithëve ne shqiptarëve kundrejt Italisë dhe kur Italia na kërkon të japim një dorë, edhe pse ne nuk mund të zgjidhim problemin e madh të emigrantëve, jemi të nderuar të japim një dorë. Kaq.

-Atëherë, menaxhimi i kampeve do të jetë italian.

Kryeministri Edi Rama: Bëhet fjalë për një qendër pritjeje dhe për një post ku do të procedohet me të gjitha verifikimet, me të gjitha regjistrimet. Çdo gjë është bërë sipas kritereve të mirëpërcaktuara të Bashkimit Europian.

-Gjatë këtyre ditëve edhe të mbijetuar të kampeve të shfarosjes naziste si Edith Bruck, madje dhe në Shqipëri ka pasur persekutime ndaj hebrenjve që gjithmonë kanë qenë të prirur për pritjen e këtyre njerëzve, sikur janë ngurtësuar sepse thonë që ka mundësi që nga vendet myslimane të mbërrijnë terroristë apo persona që janë kundër hebrenjve. Si e mendoni ju këtë?

Kryeministri Edi Rama: Po më bëni një pyetje me një peshë të jashtëzakonshme për një çështje, e cila për fat të keq po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe që është pikërisht çështja se si të jemi Europa e vlerave dhe e të drejtave që janë shumë të shtrenjta për ne dhe në të njëjtën kohë t’ia dalim të shquajmë midis atyre që vërtet largohen nga rreziku i vdekjes dhe atyre që përfitojnë apo që bien pre e trafikantëve e madje edhe rrjeteve që furnizojnë këtë lloj trafiku.

Ka vende europiane, të cilat janë shprehimisht të mbyllura ndaj idesë për të pritur persona të besimeve të tjera fetare, të ngjyrave të tjera, por e kemi parë që kur erdhi fjala për refugjatët ukrainas, ishin shumë të hapur për t’i pritur, sepse për mbi të gjitha, ishin të bardhë dhe ishin të krishterë. Ndërkohë që, ka realitete të tjera në vende europiane si Zvicra dhe jo vetëm që kanë qenë gjithmonë krahë hapur për të pritur të gjithë pa asnjë dallim, por që po kalojnë një moment shumë të vështirë.

Kryeministri Edi Rama: Mbrëmje të këndshme! Faleminderit shumë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco