‘Çfarë fitojnë shqiptarët nga marrëveshja?’/ Bushati: Hani prestigj, se të tjerat shkojnë në Surrel

22:04, 06/11/2023
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati, i ftuar në Çim Peka Live, ka shtruar një pyetje fondamentale në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar nga Rama dhe Meloni, se çfarë fitojnë shqiptarët nga refugjatët që do vijnë në Shqipëri nga Italia.

Bushati ktheu në vëmendjen marrëveshjen e Merkel me Erdoganin ku bashkë me refugjatët, kishte dhe një paketë me 6 miliardë euro, si dhe atë të Tunizisë duke i ofruar 127 milionë euro por që nuk u pranua.

Sipas Bushatit, argumentat e socialistëve në panel se kjo marrëveshje mes Ramës dhe Melonit ishte për prestigj, analisti tha se shqiptarët të hanë prestigjin, se të tjerat shkojnë në Surrel.

Bushati: Kemi dy raste të kohëve të fundit, kemi marrëveshjen Merkel-Erdogan për ndalimin e refugjatëve sirianë dhe tentativën e BE me Tunizinë sepse nuk mbaroi dot. BE me Erdoganin bëri bashkë me marrëveshjen për refugjatët, një paketë 6 miliardë euro për Turqinë.

BE në shtator i propozoi marrëveshje Tunizisë 127 milionë euro, që të pranonte kthimet, të vendoste forcat e veta në shërbim, që të kontrollonte më mirë kufirin etj.

Pyetja që ngre unë është çfarë fitojnë shqiptarët? Prestigj thotë Ndreca! Atëherë unë i them hani prestigj se të tjerat shkojnë në Surrel. Hani prestigj se të tjerat shkojnë në Surrel.

E para ekonomikisht nuk ja vlen barra për prestigjin dhe e dyta po të ishte për prestigj, njerëzit që kanë prestigj mendojnë dhe para dy vitesh që ne vendeve të pasura europiane do i pranojmë refugjatët. Kjo është punë sharlatanësh dhe nuk është punë njerëzish me prestigj dhe të ndershëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco