Strehimi i emigrantëve/ Abilekaj: Shqipëria do të mbushet me afrikanë

Strehimi i emigrantëve/ Abilekaj: Shqipëria do të mbushet me afrikanë

21:52, 06/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari, Enton Abilekaj thotë se vendi ynë do të mbushet me afrikanë.

Në një intervistë për Euroneës teka fliste për marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloini për emigrantët ai u shpreh se Rama bëri një pazar për interesa të tij personale, pasi Shqipëria nuk do marrë asnjë përfitim financiar.

“Ne e morëm vesh vetëm kur Rama po e firmoste marrëveshjen, ndërkohë që kishim dëgjuar nga mediat e huaja angleze, italiane që Shqipëria do bëhej pjesë e zgjidhjes së krizës së emigrantëve. Problemi është që ai donte ta bënte vetë pazarin dhe ta sillte gati. Ka bërë një pazar mbi interesat e veta personale, mediat italiane shkruajnë se shqipërua nuk do marrë asnjë lekë, përfitimi i Shqipërisë është zero. Rama  e mbush Shqipërinë me emigrantë të Afrikës dhe përfton pushtet personal, Shqipëria përfiton zero lekë”,tha Abilekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco