Blendi Fevziu: Nuk ka akuzë për Berishën, është goditje. Një kryeministër nuk mban përgjegjësi për vendime kolegjiale, ashtu duhet të futen të gjithë në burg

Blendi Fevziu: Nuk ka akuzë për Berishën, është goditje. Një kryeministër nuk mban përgjegjësi për vendime kolegjiale, ashtu duhet të futen të gjithë në burg

21:08, 06/11/2023
A+ Aa A-

Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku ka folur për hetimet e SPAK ndaj Sali Berishës. 

Fevziu deklaroi se Berisha si ish kryeministër, nuk mund të jetë përgjegjës për vendime kolegjiale të qeverisë dhe i duket e habitshme që akuzat kryesore që mund të formulohet nga SPAK ndaj tij është pikërisht kjo. 

Sipas Fevziut, me një standard të tillë çdo kryeministër apo kryetar bashkie në Shqipëri, mund të përfundojë prapa hekurave. 

"E dëgjoj që ka një konfuzion, është nisje hetimesh, as marrje nën akuzë dhe as akuzë të përfunduar.

Aq sa unë e kam parë çështjen, unë mendoj që kryeministri përgjegjësi për vendimet kolegjiale dhe vendimet e marra gjatë qeverisjes, nuk më rezulton se duhet të mbajë përgjegjësi.

Nëse Berisha merret i pandehur për këtë çështje, çdo kryeministër, çdo kryetar bashkie mund të shkojë në burg për çdo lloj çështje.

SPAK mund të hetojë por unë nuk shoh ndonjë përgjegjësi.

Ndërsa për dhëndrin, nuk di detaje. Di që ka patur një pronë, por raportet me ndërtuesit nuk di ti them, por personi vetë duhet ti sqarojë.

Kjo jep një kosto politike, e mban opozitën aty. Përflitej që mund të kishte diçka të tillë edhe për balancat, sepse ka patur goditje nga mazhoranca.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco