'Marrëveshja Tiranë-Romë'/ Bushati: Modeli që Britania e Madhe ka bërë me diktatorin e Ruandës

21:02, 06/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Andi Bushati ka folur për marrëveshjen e firmosur nga kryeministri Edi Rama me homologen e tij italiane Georgia Meloni për të transferuar në Shqipëri refugjatë nga vendet e treta dhe arsyen e këtij vendimi.

Bushati theksoi se ‘marrëveshja që ne kemi sot midis Tiranës dhe Romës ëshë pak a shumë ‘modeli ruandez’, modeli që Britania e Madhe ka bërë me diktatorin e Ruandës Pol Kagame’.

Sipas analistit, Rama e dinte që ishte me shpatulla për muri dhe po i bënte një qokë Melonit, duke e kthyer Shqipërinë në një republikë bananesh.

Bushati: Marrëveshja që ne kemi sot midis Tiranës dhe Romës ëshë pak a shumë ‘modeli ruandez’, modeli që Britania e Madhe ka bërë me diktatorin e Ruandës Pol Kagame. Këtë kemi ne sot. Kur Rama solli këtu afganët e mbyti me propagandë duke thënë që ne jemi popull emigratësh dhe e kemi detyrë të jemi solidarë, do presim njerëz në hall ashtu siç na kanë pritur. Sepse vërtetë atëherë kishte diçka që hante diskutim nga pikëpamja humanitare. Sot dhe ai e dinte që ishte me shpatulla për muri dhe po i bënte një qokë Melonit. Pse po e bën qokën për të ardhur te pyetja mund të kemi nga një deri në dhjetë variante.

Problemi është se ne këtu jemi një republikë e ngjashme si Ruanda e diktatorit Kagame, ku një njeri i vetëm megjithëse u ka premtuar shqiptarëve kurrë s’do keni kamp të tillë, tani ia kërkon dhe ne sillemi si republikë banane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco