Teliti: Qeveria parashikon rritjen e taksave, profesionet e lira do të paguajnë 30 milionë euro shtesë

Teliti: Qeveria parashikon rritjen e taksave, profesionet e lira do të paguajnë 30 milionë euro shtesë

17:12, 04/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi për të komentuar projekt buxhetin e miratuar nga qeveria ishte ekonomisti dhe anëtari i Këshillit Bashkiak në Tiranë, Dorian Teliti.

Teliti është shprehur se projekt buxheti i ri ka vendosur taksimin  profesioneve të lira dhe hapjen e bixhozit në vend, dhe për të dy këto pika projektohen rreth 50 milionë euro të ardhura shtesë që do të shkojnë për inceneratorët.

"Buxheti është instrumenti financiar që ka një qeveri që të zgjidhe p[problematikat dhe detyra e çdo opozitë është se nëse qeverisja del nga shinat duhet ta kundërshtojë dhe të propozojë se si zgjidhen problematikat. Kundërshtia jonë erdhi pasi nuk shohim ase ky projektbuxhet nuk mbështet bujqësinë, turizmin, shëndetësinë, arsimin.

Ky projekt buxhet nuk ndihmon sipërmarrjen shqiptare, nuk ka ulje taksash por ka rritje, taksohen nga 1 janar të gjithë profesionistët e lirë dhe kush ka qenë sipërmarrës i lirë që janë përfaqësues të shtresës së mesme do të fillojnë të paguajnë. Vetë qeveria parashikon të marrë nga këta 28 milionë euro që këta nuk i paguanin më para dhe këto para qeveria do të paguaj lekët e inceneratorëve.

Qeveria vazhdon me idenë e saj që të taksoj këtë shtesë të mesme. Ky është një projekt buxhet është i projektuar rreth bixhozit, ajo do të ligjërohet dhe te paketa fiskale dhe buxhetore dhe parashikohen taksat që do të merren nga këto taksa rreth 20 milionë euro. Viti i ardhshëm nuk ka asnjë reduktim takse por vetëm rritje dhe e vetmja gjë që ka pozitive është heqja e TVSH të krerëve të gjedhve në import dhe është një hap pozitiv."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco