Vasili: Nëse Rama propozon shkrirjen e OKB-s, deputetët socialist e votojnë pa ngurrim

16:58, 04/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi për të komentuar aksionin e opozitës ishte deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Vasili është shprehur se qëllimi kryesor i pushtetit në të gjithë këtë sjellje arrogante është eliminimi i pluralizmit dhe vendosjen e një diktature të re.

"Lidhur me këta biçimër që akuzojnë opozitën, le të shikojnë videot se çfarë kanë bërë në parlament kur kanë qenë në opozitë. Ata u shprehnin me një gjuhë të fëlliqur në parlament, janë po këta që shpikën bilbilët e fëlliqur, janë po këta ku goditën me grushta deputetët dhe njërin e bënë kryetar bashkie në Lezhë dhe janë po këta që sulmuan me armë në parlament, Azem Hajdarin..

Këta e kanë futur parlamentin në ditën më të keqe të pluralizmit, me veprimet e tyre në dhunimin e kushtetutës ja kanë kaluar dhe partisë së punës në vitin 1991 ku dhe ajo i  vuri gishtin kokës dhe u dorëzua pas revoltave popullore. Këta idiotër nëse Ram i sjell një ligj për të shkrirë këshillin e sigurimit në OKB këta e bëjnë. Kurrë në histori nuk janë parë të tilla veprime mafioze.

Këta i kanë hapur rrugën dhunimit, vjedhjeve dhe po mohojnë çdo të drejtë të deputetëve në parlament. Nuk po lejojnë komisionet hetimore si është e parashikuar në kushtetutë dhe kanë qëllim për të zhdukur demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco