VIDEO/ Mziu: Rebelimi i opozitës do të përshkallëzohet

10:51, 03/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të komentuar aksionin opozitar ishte deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Mziu është shprehur se opozita do të ezaurojë të gjitha rrugët e mundshme demokratike për të mos lejuar që pushteti ti mohojë të drejtat e tyre kushtetuese.

"Ne hap pas hapi po mblidhemi në mënyrë përmanente me grupin parlamentar për të gjetur rruat që do të ndiqen në aksionin opozitar. Ne mund të kulmojmë edhe te një greve urie dhe do përdorim të gjitha instrumentat brenda parlamentit për të sensibilizuar opinionin vendas por edhe ndërkombëtar.

Jemi të bindur që me ose pa dëshirën e e mazhorancës do të shkojmë te zgjidhja që ti hapet rrugë komisionit zgjedhor dhe për të bërë transparente të gjitha komisionet që ne kemi kërkuar dhe të zbardhim aferat korruptive të kësaj qeverie.

Afera më e madhe është Porti i Durrësit që shteti shqiptar do të përfitojë rreth 280 milionë euro ga 3 miliard dollarë investimi dhe këto para do të vijnë vetëm pas 30-50 vitesh.  Komisionet do të ngrihen sepse kryeministri kërkon të fshehë aferat korruptive të qeverisë. Nuk tërhiqemi nga asnjë lloj situate se çfarë do të ndodhë sepse edhe radhën e kaluar në seancë garda ishte e armatosur ku merrte direktiva nga ministri i brendshëm."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco