'Dua ta shpëtoj Shqipërinë nga politika e vjetër'/ Ylli Rakipi përplaset me Dr Shabanin: Ti je askushi

'Dua ta shpëtoj Shqipërinë nga politika e vjetër'/ Ylli Rakipi përplaset me Dr Shabanin: Ti je askushi

22:06, 02/11/2023
A+ Aa A-

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, kreu i lëvizjes “Thurje”, Endri Shabani, tha se në Shqipëri ka ardhur koha që politika e vjetër t’i lërë vendin të resë. Shabani tha se e njëjta gjë vlen edhe për median, çka u bë shkak për një debat me gazetarin Ylli Rakipi.   

Rakipi - Ti je askush!

Shabani - Ama nuk kam asnjë kusur mbi supe!

Rakipi - Si mund të kesh kusure, kur nuk je askushi?

Shabani - Hapu rrugën të rinjve se ka gazetarë të rinj.

Rakipi - Le të vijnë, nuk e bëjnë dot! Unë të kam ftuar se thua të ikë Sali Berisha. Të kam thirrur të flasësh si politikan. Sa vota ke marrë?

Shabani - 11 mijë vota.

Rakipi - Asgjë nuk janë, ti je një hiç. Përse do vish për shqiptarët? Ti je këtu dhe nuk po thua asgjë.

Shabani - Për ta shpëtuar Shqipërinë nga ju.

Rakipi - Po ca lidhje kam unë?

Shabani - Sepse ti je pjesë e kësaj!

Rakipi - Çfarë përfaqëson ti?

Shabani - Përfaqësoj një brez që ka lindur dhe është rritur me ty në TV.   

Rakipi - Berisha ka ikur, ti nuk vjen dot.

Shabani - Ty nuk të nderon që u thua njerëzve ti nuk vjen dot.

Rakipi - Sa vjet ke në politikë?

Shabani - Dy!

Rakipi  - Sa votues ke?

Shabani - Janë 11 mijë njerëz që nuk të kanë dëgjuar ty.

Rakipi - Jam i sigurt që më kanë dëgjuar se audienca ime është më e mira.

Rakipi -Pse më gënjen mua kamë dy vjet në politikë. Ke qenë me Kreshnik Spahiun.

Shabani - Kur AK u bë parti nuk kam qenë anëtar. Kam mbështetur kauzat e tyre./MCN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco