Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

‘Je për të goditur terrorizmin dhe jo promovimin e turizmit’, ironia e Murrizit për Rrumbullakun: Hap sytë…

‘Je për të goditur terrorizmin dhe jo promovimin e turizmit’, ironia e Murrizit për Rrumbullakun: Hap sytë…

14:37, 01/11/2023
A+ Aa A-

'Çfarë pune ka Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shteti me bërjen e Shqipërisë vend kampion të turizmit, vetë Rrumbullaku, mund ta dij’ kështu e nis postimin e tij me nota ironie ish-deputeti Myslim Murrizi, për Muhamet Rrumbullakun.

Murrizi shkrun më poshtë se jemi vend i çudirave ku askush nuk bën punën e tij, nuk flet e nuk mban përgjegjësi për punën që bën, por të gjithë flasin për punën që paguhen të tjerët.

'Ti paguhesh për të luftuar krimin, parandaluar krimin, ruajtjen e qetësisë publike, zbatimin e ligjit dhe ndjekjen, survejimin dhe goditjen e TERRORIZMIT jo promovimin e TURIZMIT' shkruan më tej Murrizi në postimin e tij.

Postimi i plotë i Myslim Murrizit:

Se çfare pune ka drejtori i pergjithshem i policise se Shtetit me berjen e Shqiperise vend kampion te turizmit, vete Rrumbullaku mund ta dij????

Jemi vend i çudirave ku askush nuk ben punen e tij e nuk flet apo nuk mban pergjegjesi per punen qe ben, por te gjithe flasin per punet qe paguhen te tjeret

Eshte Mirela Kumbaro per turizmit o Rrumbullak, dhe qeveria Rama

Ti paguhesh per te luftuar krimin, parandaluar krimin, ruajtjen e qetesis publike, zbatimin e ligjit dhe ndjekjen, survejimin dhe goditjen e TERRORIZMIT jo promovimin e TURIZMIT

Hap syte Rrumbullak tek lista e emrave te kupoles se policise qe kane komunikuar me telefonat BQ me kontigjentet dhe llumhanen e botes se krimit, por lere propaganden e shpalljes se Shqiperise si “ kampione” ne turizem, se ate e qan vete Rama e Kumbaro

Madje kete behar pothuajse te gjithe turistet i priti neper dogana, porte e aeroport vete ministri Balla, njelloj siç pret i zoti shtepis krushqit, dhe i porositi qe kur te shkojne ne vendet e tyre, tu tregojne te tjereve qe kishin takuar ministrin e brendeshem te Shqiperise

Hap syte Rrumbullak sa nga ata qe te rrethojne e kane emrin ne listat e ardhura nga Belgjika, Franca e Holanda, po lere promovimin turistik

Shif dhe largo nga policia 26 “ kontigjentet” qe kane dale bloze nga vetingu e mos u mer me politike ,se nuk ta harron as Taulanti as Rama ate qe te paten akuzuar si pjese te grupit çiftelia, megjithese bejne sikur kane harruar se ju duhesh per tu perdorur edhe per pak kohe

Po ke qejf te meresh me turizmin Rrumbullak, thuaj Rames te te emroj ne vend te Kumbaros se perderisa emeroj dhe dekoroj Visho Ajazin qe e “ shante” si SHIKAS te Gazidedes, per Ty nuk e ka shume siklet Rrumbullak,se nga patronazhistet e Rames,rezultoje familje besnike rilindase

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco